Rudina Hajdari ka reaguar për protestat e dhunshme duke u kërkuar protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ndarë foton e të atit, Azem Hajdarit me të rinj të tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë. LEXO edhe...Sulmi te Gjykata e Apelit, si nisën aktet e dhunshme të protestuesve me maska! Dogjën tabelën, shkelmuan e thyen dyert (VIDEO) Ajo shprehet se në një rast të tillë, do të ishte e para që do ta pranonte ftesën për dialog, por thekson se duhet të zhvillohet në mënyrë transparente. “Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha argumentet për të arritur maksimumin e kërkesave tuaja”, thotë Hajdari. P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise PD Rudina Hajdari edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9858 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

