Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme/ Berisha: Të rinjtë e PD ndër iniciatorët! Balla akuza: Paguat dhunuesit, po strehoni 115 prej tyre! Reagon selia blu: Mashtrues!


Debatet e replikat që nuk i zhvilluan dot në seancë, Sali Berisha dhe Taulant Balla i bënë nga oborri i parlamentit duke shfrytëzuar daljet për media.  Berisha tha se PD jo vetëm mbështet protestën, por ka qenë ndër iniciatorët e saj, ndërsa Balla e akuzon se po strehon në selinë e tij të rinj që kërkohen nga policia për dhunë.

Sali Berisha jo vetëm që e mbështet protestën e dhunshme të këtyre ditëve, por thotë se nxitëse e kësaj vale ka qenë pikërisht PD. Nga oborri i parlamentit, pas përfundimit të seancës, kryedemokrati Berisha tha se janë pikërisht të rinjtë e forumit rinor të partisë së tij që i kanë dhënë dorë protestës. “Në nismën e kësaj proteste ka qenë Forumi Rinor i Partisë Demokratike, një nga iniciatorët i pranishëm me listë tek Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Arsimit. Ne jemi aty dhe jemi fuqishëm. Dhe Edi Rama e din këtë. Prandaj në qoftë se ke lexuar reagimet e para, që të gjitha ishin t'ia faturonin Partisë Demokratike. E vërteta është se protesta është e studentëve dhe gjimnazistëve, por Partia Demokratike i mbështet ata fuqishëm”, tha Berisha. LEXO EDHE:Protestuesit përmbysën stolat e gurtë para Kryeministrisë, Rama: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri (VIDEO) Ramën e akuzon si organizatorin e sulmeve ndaj dy selive, të PD-së e PS-së, ndërsa I pyetur për një largim të mundshëm nga politika, si një përgjigje ndaj të rinjve që duan ndryshimin e kësaj klase politike, përgjigjet kështu. “Për të lehtësuar Ramën? Kjo nuk ndodh kurrë!”, vijoi kreu i PD. Akuzat për djegien e selive, kalojnë nga njëra palë tek tjetra. Sali Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive. Duhej selia e PD-së të digjej që të thoshte ‘ja, nuk e kanë vetëm për korrupsionin e Belindës Taulant Balla: Sali Berisha është instruktori i goditjes së PS. E dinim që Berisha do të dërgonte njerëzit e vet për ta djegur. Madje Balla shkon më tej, duke akuzuar Berishën se po strehon në PD persona të kërkuar nga policia për dhunën në protesta. “Është e papranueshme që fëmijë 17-vjeçarë të përdoren për dhunë.. A ka deputetë të PD që kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar dhunë? 115 të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e PD për këtë arsye, është kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në selinë e Kryesisë së Kuvendit”, tha Balla. Këtë akuzë përmes një reagimi Partia Demokratike e mohoi këtë akuzë dhe e cilësoi Ballën mashtrues. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:08 'Si ujku tek përralla e Kësulëkuqes', Vengu ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestave: Rininë e do për maskë dhe qeverinë për strehë Deputeti socialist Pirro Vengu ka ironizuar Sali Berishën dhe Partinë Demokratike për mbështetjen ndaj protestave të ditëve të fundit, duke e lidhur këtë qëndrim me kërkesën e demokratëve për krijimin e një qeverie “kujdestare”.Në një postim në rrjetet sociale, Vengu e krahason Berishën me ujkun tek Kësulëkuqja që pudros putrën për tu maskuar ndërsa qëndron pas dere dhe akuzon opozitën se kërkon ta përdorë protestën si rrugë për t'u bërë pjesë e pushtetit.Reagimi i plotë i Pirro Vengut:Sot, dy mesazhe që duhen lexuar bashkë.Opozita që përfi në Lanë dhe është zbuar disa herë nga dera e madhe e përfaqësimit, tani kërkon të hyjë në protestë nga dritarja.Ndërkohë, grupi parlamentar i PD-së kërkon një qeveri “kujdestare”. As teknike, as teknokratike: kujdestare. Pra, një qeveri me PD-në brenda.Dhe Saliu, si ujku i përrallës që pudros putrën që t’i hapin derën, përpiqet të na shfaqet si mishërimi i rinisë. Rininë e do për maskë, protestën për shkallë dhe qeverinë për strehë.Një opozitë që ka frikë nga protesta, por kërkon të strehohet në qeveri. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:33 PD hedh poshtë akuzat për 115 zjarrvënës të strehuar në seli: Balla është një mashtrues i certifikuar Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë akuzat e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili deklaroi se 115 persona të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e demokratëve.Në një reagim, PD i cilëson deklaratat e Ballës shpifje dhe mohon të ketë kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit."Taulant Balla doli sot me një shpifje të ulët, duke pretenduar se selia e Partisë Demokratike qenka mbushur me zjarrvënës dhe se, për këtë arsye, është kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Kjo është thjeshtë një sajesë e dalë nga goja e një mashtruesi të certifikuar. GPPD nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të tillë dhe nuk ka patur asnjë arsye për të paraqitur një kërkesë të tillë. Është publik fakti që çdo ditë në sallën e mbledhjeve të grupit në seli, zhvillohen takime publike, me struktura, të rinjë, kryetar degësh, apo koordinator" thuhet në reagim U.D/Shqiptarja.com Share Ora 11:57 Protestat, Balla akuza PD: Ka paguar nga 100 mijë lekë për protestuesit e maskuar, 115 zjarrvënës në kërkim fshihen në selinë e saj! Berisha tentoi të digjte PS (VIDEO) Taulant Balla po mban një deklaratë jashtë Kuvendit ku thotë se PD është autorja e zhvillimit të zhvillimit jo normal të seancës. Më tej, akuzoi PD se ka paguar protestues të maskuar për të kryer trazirat e ditëve të fundit, me një shumë prej 100 mijë lekësh secili.Kreu i grupit të PS thotë se ishte Sali Berisha ai që tentoi të digjte selinë e PS, por pa sukses.“Kuvendi i Shqipërisë nuk do të humbë qoftë ehde një seancë të vetme për vendime të tjera. Dritarja që kemi në 2027 për të mbyllur negociatat, janë diku te 250 ligje që duhet t’i kalojmë në Kuvend. kush do që të marrë në zgjedhje, qoftë partia që po shkon drejt vdekjes, qoftë aktorë të tjerë politikë, le të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, ta masin njëherë sa e kanë mbështetje dhe pastaj në 2029 janë zgjedhjet parlamentare.Policia e Shtetit është institucioni që garanton sigurinë e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë, që kur del nga shtëpia. Policia po mbron institucionet. Duhet të mbështesim policinë për të garantuar sigurinë në çdo institucion. Ankesat që bëni janë në verifikim nga AMP. Sot në Shqipëri i vetmi institucion që meriton gjithë respektin dhe mbështetjen është SPAK. Kur vihet zgjarr mbi GJL apo BSH dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë, s’di nëse është ende në punë kreu i ILD.Është e papranueshme që fëmijë 17-vjeçarë të përdoren për dhunë. Meqë ju gazetarët e bëni këtë punë, drejtojuni Prokurorisë së Tiranës. A ka deputetë të PD që kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar dhunë? 115 të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e PD.Sali Berisha është instruktori i goditjes së PS. E dinim që Berisha do të dërgonte njerëzit e vet për ta djegur. Jo vetëm që s’ka për ta djegur, por PS do ta mundë në 2027 dhe 2029.Si kryetar grupi, dua të bëjmë 1/10 e asaj që po bën Macron apo Meloni, mos të vonohemi”, tha Balla. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:56 E solli nga rruga në parlament, Berisha mbështet sërish protestat e dhunshme: Trima me fletë, bëmë gjithçka të sillnim zërin e tyre në Kuvend! (VIDEO) Kryetari i Partisë Demokratike ka mbështetur edhe njëherë protestat e dhunshme në Tiranë. Pas mbylljes së seancës parlamentare, Berisha tha për mediat se opozita bëri gjithçka për të sjellë sot në Kuvend sipas tij zërin e studentëve.“Deputetët e opozitës vendosën të jenë sot zëri i kërkesave të protestës së studentëve, vullnetit të studentëve dhe gjimnazistëve, dhe interpretë të interesave të tyre. Ky është parlamenti i krimit dhe ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë.Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s, fakti që Shqipëria është në negociata për integrim në Bashkimin Europian, në vlerësimin dhe mendimin tim, e bën disa herë më të rëndë këtë fakt, këtë zhvillim, këtë proces. Sot deputetët e opozitës bënë gjithçka që të sillnin në parlament zërin e studentëve, gjimnazistëve, të cilët siç i shihni ju, janë trima me fletë”, tha Berisha.Për nismën e protestës Berisha pohoi se Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka qenë një nga iniciatorët.“Në nismën e kësaj proteste ka qenë Forumi Rinor i Partisë Demokratike, një nga iniciatorët i pranishëm me listë tek Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Arsimit. Ne jemi aty dhe jemi fuqishëm. Dhe Edi Rama e din këtë. Prandaj në qoftë se ke lexuar reagimet e para, që të gjitha ishin t'ia faturonin Partisë Demokratike. E vërteta është se protesta është e studentëve dhe gjimnazistëve, por Partia Demokratike i mbështet ata fuqishëm” tha Berisha.Sipas tij kreu i qeverisë po përqiet të tregojë se edhe ai po sulmohet si kryeministrja italiane dhe presidenti francez.“Rama duhet t'u thotë të tjerëve që ‘ja, unë po sulmohem si Meloni, si Makroni, si të tjerët nga Antifa’. Dhe këta Antifas, sipas përkufizimeve të tyre, janë njerëz të cilët janë shkatërrimtarë, anarkistë, nuk kanë qëllime të tjera”, shtoi ai.Për sulmet ndaj dy selive, Berisha pretendoi se ky ishte një akt i organizuar nga kryeministri Edi Rama“Rama organizoi djegien e dy selive. Por në fakt të Partisë Demokratike, sepse selinë e vet e mbushi me inspektorët e bashkisë dhe inspektorët e ndërtimit e të tjerë. Ata i la, nuk dogjën bashkia, për bashkinë nuk kishte problem. Duhej selitë, duhej selia e PD-së të digjej që të thoshte ‘ja, nuk e kanë vetëm për korrupsionin e Belindës, timin e të tjerë me radhë’”, tha Berisha.Në fund teksa u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, ai tha se ‘kjo e forcon më shumë Edi Ramën’.“Për të lehtësuar Ramën? Kjo nuk ndodh kurrë! Kjo është gjëja më absurde, do të thotë të forcosh Edi Ramën, të veprojë sic veproi me opozitën. Ata që thonë kështu janë lëpirësit dhe puthadorët e Edi Ramës. Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën është si të krahasosh ditën me natën”, tha Berisha. Xh.K/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: taulant balla PS PD sali berisha kuvend 22 tetor 2026 protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11122 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?