Lajme Zone
Protestat e dhunshme/ Berisha: PD në mbështetje totale, biznesmenët të përdorin forcën e bizneseve të tyre kundër Qeverisë! Edi Rama të dorëhiqet, ose s’do gjejë vrimë miu ku të futet
PolitikëShqiptarja

Protestat e dhunshme/ Berisha: PD në mbështetje totale, biznesmenët të përdorin forcën e bizneseve të tyre kundër Qeverisë! Edi Rama të dorëhiqet, ose s’do gjejë vrimë miu ku të futet

Sali Berisha i krahasoi protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Tiranë, me ato të zhvilluara në vitin 1990 kundër diktaturës komuniste. Për Berishën, skenat e dhunës gjatë protestave të këtyre katër ditëve, janë më të tmerrshmet që ai ka parë në jetën e tij.

Për kryedemokratin Sali Berisha, gjithçka ka ndodhur në protestat e dhunshme në Tiranë gjatë këtyre 4 ditëve, kanë qenë skenat më horror që ai ka parë në jetën e tij. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se gjatë protestave të këtyre 4 ditëve, është hedhur gaz më shumë se në të gjitha protestat e organizuara gjatë këtyre 30 viteve të marra sëbashku. ‘Janë hedhur sasi të mëdha gazi, shtazëri e urdhëruar nga Edi Rama. U përdor gaz i skaduar me efekte toksike dhe negative. Janë marrë nga ushtria sasi kolosale gazi. Gjatë këtyre ditëve protestë, është hedhur më shumë gaz se në 30 vite protesta të marra sëbashku’, nënvizoi Berisha. LEXO EDHE:U godit brutalisht në protestë nga një polic dhe u rrëzua në tokë, 21-vjeçari me dëmtime në shtyllën kurrizore! Stabilizohet gjendja e tij shëndetësore Duke i krahasuar protestat e këtyre ditëve me ato të vitit 1990, Berisha tha se në atë kohë nuk kishte skena të tilla, sipas tij me çarje kafkash dhe thyerje kockash. 'U rreshtuam që ditën e parë në mbështetje totale dhe mbrojtje maksimale të studentëve. PD përshëndet vendimin e studentëve për të dalë në shesh. PD do të japë mbështejtje totale dhe mbrojtje maksimale për këtë revoltë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kurrë ndonjëherë një egërsi e tillë ndaj protestuesve nuk është dëshmuar në rrugët e Tiranës. Kam qenë dëshimtar i protestës së 9 dhjetorit të 1990, ndaj të cilës vepruan me egërsi të madhe forca të policisë së shtetit, gardës dhe zampistët. Kam ndjekur të plagosurit në atë fushë betejë. Nuk kisha parë skena më horror. Por skenat që po shohim sot, i tejkalojnë ato të 1990-ës. Atëherë nuk pati thyerje kockash, duke hipur me shqelm mbi trupin e protestuesit. Nuk pati skena të tilla', tha Berisha. Teksa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se ‘nuk do të ketë vrimë miu që të futet nëse nuk jep dorëheqjen’, Berisha ftoi biznesmenët që të ‘përdorin forcën e biznesit të tyre kundër qeverisë’. ‘Ftoj çdo qytetar, çdo biznesmen, të përdorë forcën e biznesit të tij kundër kësaj qeverie. Të ulin qepenin, do të thotë se janë në protestë’, tha mes të tjerash Berisha. Marrë shkas nga protestat, Berisha bëri edhe llogaritë për ardhjen e PD-së në pushtet. Ai prezantoi disa nga pikat e programit të forcës politike që drejton, teksa tha se do të ketë subvencionim me 50% të qirasë për studentët, heqjen e mesatares për hyrjen në universitete, zero tarifa për hyrjet në universitete dhe kredi me zero interes për çiftet e sapomartuara. ‘PD propozon zero tarifa për hyrjet në univeristet. Së dyti subvencionim të qirasë, me 50% të saj. PD garanton heqjen e mesatares si kriter për hyrje në universitete. Kredi me zero interes për çiftet që martohen. Programi i PD do të synojë mbajtjen dhe rikthimin e trurit në Sshiqpëri’, theksoi Berisha. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: proteste protestat kunder qeverise PD sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.1% Disi 3.5% Vota total: 3627 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?