Lajme Zone
Protestat/ Ambasada e SHBA mesazh përmes Report TV: Protestoni paqësisht, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat/ Ambasada e SHBA mesazh përmes Report TV: Protestoni paqësisht, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

Ambasada Amerikane në një deklaratë për Report Tv në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 4 ditësh në Tiranë, shprehet se qytetarët të protestojnë, por në mënyrë paqësore. Sipas Ambasadës së SHBA-së, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar. LEXO edhe...Përfi në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, Balliu gjen fajtorët: Skemë e organizuar nga Policia, Rama dhe banditë të tjerë,

Ambasada Amerikane në një deklaratë për Report Tv në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 4 ditësh në Tiranë, shprehet se qytetarët të protestojnë, por në mënyrë paqësore. Sipas Ambasadës së SHBA-së, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar. LEXO edhe...Përfi në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, Balliu gjen fajtorët: Skemë e organizuar nga Policia, Rama dhe banditë të tjerë, përdorën partinë e ‘Qorrave’ (VIDEO) “Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së. Pas katër ditësh dhune, shkatërrimesh dhe kaosi në rrugët e Tiranës, protesta shënoi mbrëmjen e kësaj të premteje një moment të pazakontë paqeje. Protestuesit kërkuan ‘paqe’ duke shtrënguar duart me policët. Protestuesit u dhanë ujë efektivëve, ngritën duart lart duke thirrur “Jemi në paqe, policia është me ne”, ndërsa disa prej tyre u ulën në bulevard dhe kënduan himnin kombëtar. Ndërsa u rikthyen sërish te Kryeministria, protestuesit qëndruan përreth gjysmë ore dhe më pas nisen që të shpërndahen. Xh.K/a.m./ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise ambasada e shba Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.3% Disi 3.4% Vota total: 3066 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?