Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta/ Policia: Thirrje për dhunë dhe sulme ndaj uniformave blu! Mesazhe për grumbullimin e personave të maskuar, të pajisur me bomba molotov e shkopinj! Masat që kemi marrë (VIDEO)


Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në kuadër të tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për akte dhune dhe përplasje me efektivët. Drejtues Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, në një deklaratë për median tha se në platformat online janë konstatuar thirrje për grumbullimin e personave të masku

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në kuadër të tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për akte dhune dhe përplasje me efektivët. Drejtues Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, në një deklaratë për median tha se në platformat online janë konstatuar thirrje për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me lëndë piroteknike, bomba molotov, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta. LEXO edhe...Paralajmëruan protestë Kombëtare/ Pasi refuzuan Berishën dhe militantët e tij, studentët grumbullohen te Ministria e Arsimit (VIDEO) Gjithashtu, Nushi bën me dije se janë evidentuar mesazhe që nxisin sulme ndaj punonjësve të Policisë, djegien e automjeteve të uniformave blu dhe dëmtimin e pronës publike e private. Për këto raste ka nisur procedimi penal, ndërsa strukturat e specializuara po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në tubim të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të mos përfshihen në veprime të paligjshme. Apel i veçantë u është drejtuar prindërve, që të mos lejojnë fëmijët të ekspozohen ndaj situatave të rrezikshme, si dhe gazetarëve që të respektojnë perimetrat e sigurisë. Autoritetet theksojnë se do të garantojnë të drejtën kushtetuese për tubim paqësor, ndërsa reagimi ndaj çdo akti dhune do të bëhet në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit. Deklarata e Policisë: Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me lëndë piroteknike, bomba Molotov, sfera dhe vida metalike, shkopinj druri e metalikë, gurë dhe sende të tjera të forta, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, Policia e Shtetit ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Edhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka konstatuar thirrje të shumta për sulme ndaj punonjësve të Policisë, shkatërrimin dhe djegien e automjeteve të Policisë, si dhe dëmtimin e pronës publike dhe private. Në lidhje me këto thirrje, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal dhe strukturat e specializuara po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore. Pjesëmarrësit në tubim të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve të paligjshme. U bëjmë thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në tubime apo të qëndrojnë në ambiente ku siguria e tyre mund të vihet në rrezik nga përplasjet dhe aktet e dhunshme të paralajmëruara në rrjetet sociale. Mbrojtja e fëmijëve nga situatat e rrezikshme është përgjegjësi e përbashkët. Gazetarët dhe operatorët mediatikë që raportojnë nga terreni, të respektojnë perimetrat e sigurisë të përcaktuar nga Policia dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur rrezikimin e jetës dhe shëndetit të tyre. Vlerësojmë maksimalisht rëndësinë e informimit të publikut dhe të ushtrimit të lirë të veprimtarisë gazetareske, në respektim të masave të sigurisë. Edhe një herë, apelojmë për qetësi, përgjegjshmëri dhe respektim të ligjit, në mënyrë që tubimi të zhvillohet paqësisht dhe pa cenuar sigurinë e askujt. E drejta kushtetuese për t'u tubuar paqësisht do të respektohet dhe mbrohet, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, sulme ndaj punonjësve të Policisë apo shkatërrim të pronës. Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë në terren do të veprojnë në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e proporcionalitetit në reagimin ndaj çdo akti dhune dhe paligjshmërie. Ora 13:11 Protestat, Hita inspektime në terren! Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit (VIDEO) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.Kryepolici. u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm. Share Ora 11:23 Protestat/ ‘Blindohet Rruga e Arbrit, kontrolle të shumta policore (VIDEO) Policia e Dibrës ka marrë masa të shtuara lidhur me protestat e paralajmëruara ditën e sotme duke u vendosur në hyrje të tunelit të Murrizit.Uniformat blu kanë bërë ndalimin e disa automjeteve bazuar në dyshime që mund të ketë persona problematikë në to që mund të bëhen pjesë e protestës në Tiranë.Megjithatë deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë apo person problematik që tenton të lëvizë drejt Tiranës. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise proteste Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13423 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?