Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka shpërndarë një njoftim përditësues mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës së sotme.
Sipas të dhënave deri në orën 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë.
Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.
Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme. Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin.
Ditën e sotme janë paraqitur 3 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore në Qendrë Spitalore Universitare “Nënë Tereza.
Prej tyre, 1 efektiv policie, 1 protestues (i mitur) dhe 1 përfaqësues i medias.
Aktualisht, të gjithë janë gjendje shëndetësore stabël./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

