Lajme Zone
Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore (VIDEO)

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë. Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore dhe kangjellat e troturareve.

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë. Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore dhe kangjellat e troturareve. Ata gjithashtu kanë hedhur gurë dhe objekte të forta në drejtim të gjimnazit “Hydajet Lezha” duke thyer xhamat e shkollës. Marshimi i tyre po vijon në disa rrugë të qytetit teksa kanë bllokuar qarkullimit me koshat e mbeturinave. Policia nga ana tjetër ndodhet në gatishmëri dhe ka krijuar një kordon pranë Sheshit “Gjergj Kastrioti” ku ndodhet edhe Bashkia e Lezhës. Të rinjtë në Lezhë në protestë, thirrje gjimnazistëve të bojkotojnë mësimin. Hedhin kasolla dhe ndezin zjarr (VIDEO)