Lajme Zone
Protesta kundër Ramës hyn në fazë të re: “Ngujim” para Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe marshime nëpër Tiranë
PolitikëPamfleti

Protesta kundër Ramës hyn në fazë të re: “Ngujim” para Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe marshime nëpër Tiranë

Qytetarët janë shkëputur nga grupi që qëndronte në kryqëzim dhe kanë nisur të ecin përgjatë Unazës, mes automjeteve që ndodhen në rrugë.

59 MINUTA ME PARE Protesta zhvendoset në Unazë/ Një pjesë e qytetarëve lënë bllokimin dhe nisin marshimin mes makinave Nis marshimi Një pjesë e protestuesve që prej disa kohësh mbanin të bllokuar kryqëzimin e Unazës kanë ndryshuar formën e aksionit, duke nisur marshimin përgjatë këtij aksi.

Qytetarët janë shkëputur nga grupi që qëndronte në kryqëzim dhe kanë nisur të ecin përgjatë Unazës, mes automjeteve që ndodhen në rrugë.

Marshimi po zhvillohet në një prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa lëvizja e protestuesve mes makinave ka ndikuar edhe në qarkullimin e mjeteve.

Jo të gjithë protestuesit janë larguar nga pika ku nisi bllokimi. Një pjesë vijon të qëndrojë në zonë, ndërsa grupi tjetër ka zgjedhur të vazhdojë protestën në lëvizje përgjatë Unazës.

Në të njëjtën kohë, protesta vijon edhe para Kryeministrisë. Grupi ku ndodhet diaspora ka vendosur të mos largohet nga sheshi, duke vazhduar tubimin përpara godinës së qeverisë.

Kështu, protesta po zhvillohet në disa forma paralelisht: diaspora vijon qëndrimin para Kryeministrisë, një pjesë e qytetarëve mban aksionin në zonën e Unazës, ndërsa një grup tjetër ka nisur marshimin përgjatë saj dhe mes automjeteve.

Lëvizja përgjatë Unazës shënon zhvillimin më të fundit të protestës, e cila pas tubimit masiv para Kryeministrisë ka vijuar me bllokime dhe marshime në rrugët e Tiranës. 1 ORE ME PARE Protesta ndahet në dy fronte/ Diaspora qëndron para Kryeministrisë, grupi tjetër mban të bllokuar Unazën Protestë në 2 fronte Protesta e 105-të kundër qeverisë po vijon në dy pika të Tiranës. Një pjesë e protestuesve, ku ndodhet edhe grupi i diasporës, ka vendosur të mos largohet nga sheshi para Kryeministrisë dhe të zgjasë qëndrimin. Paralelisht, një tjetër grup vijon të mbajë të bllokuar kryqëzimin e Unazës, duke ndërprerë qarkullimin. Protesta e kësaj mbrëmjeje po vijon tashmë në dy fronte, me qytetarët të ndarë mes qëndrimit para Kryeministrisë dhe bllokimit të një prej akseve të Tiranës.

Pjesa e protestuesve ku ndodhet edhe diaspora ka vendosur të mos largohet nga sheshi para Kryeministrisë. Ata vijojnë tubimin përpara godinës së qeverisë dhe kanë bërë të qartë se synojnë të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë.

Ky grup kishte refuzuar më herët t'i bashkohej marshimit të zakonshëm nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar që protesta të vazhdonte pikërisht përpara Kryeministrisë.

Aktivisti Bledar Meti, përfaqësues i grupit të diasporës, paralajmëroi se qëndrimi nuk do të kufizohej në një tubim apo marshim të zakonshëm.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për një marshim të zakonshëm. Do të ketë përshkallëzim, veprim dhe qëndrim. I përshëndesim edhe ata qytetarë që po bëjnë mosbindje civile në vende të tjera”, deklaroi Meti.

Ndërkohë, një tjetër pjesë e protestuesve vijon aksionin në kryqëzimin e Unazës. Rruga vazhdon të mbahet e bllokuar nga qytetarët, duke penguar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.

Në këtë mënyrë, protesta po zhvillohet paralelisht në dy pika: para Kryeministrisë, ku diaspora dhe protestues të tjerë kanë vendosur të qëndrojnë, dhe në Unazë, ku një grup tjetër vijon bllokimin e rrugës.

Ndryshe nga netët e tjera, kur pas fjalimeve protesta zhvendosej kryesisht në një marshim nëpër rrugët e Tiranës, këtë herë qytetarët kanë zgjedhur të mbajnë aktive njëkohësisht dy vatra të protestës. 1 ORE ME PARE Përshkallëzohet protesta, qytetarët nuk largohen nga Kryeministria; policia shton forcat në bulevard Përshkallëzohet revolta Protesta e 105-të në Tiranë ka marrë tjetër rrjedhë. Protestuesit që vendosën të qëndrojnë para Kryeministrisë janë bashkuar tashmë edhe me grupin që marshoi rreth godinës së qeverisë. Qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë për një kohë të gjatë në shesh, ndërsa policia ka shtuar forcat pranë Kryeministrisë. Paralelisht, një tjetër grup protestuesish vijon të mbajë të bllokuar kryqëzimin e Unazës. Protestuesit kanë vendosur të mos largohen nga sheshi para Kryeministrisë, duke e zgjatur protestën e kësaj të shtune dhe duke ndryshuar skenarin e ndjekur gjatë netëve të fundit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protesta ishte ndarë në disa grupe. Një pjesë, kryesisht përfaqësues dhe qytetarë të ardhur nga diaspora, vendosën të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke refuzuar t'i bashkoheshin marshimit në rrugët e Tiranës.

Një grup tjetër nisi marshimin rreth Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt Unazës, ku bllokoi kryqëzimin dhe qarkullimin e automjeteve. Por situata ka ndryshuar sërish. Protestuesit që marshuan rreth Kryeministrisë janë rikthyer dhe i janë bashkuar grupit që kishte qëndruar gjatë gjithë kohës përpara godinës së qeverisë.

Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e protestuesve është përqendruar sërish para Kryeministrisë, ku është vendosur që tubimi të vijojë dhe që qytetarët të qëndrojnë aty sa më gjatë. Vendimi për të zgjatur qëndrimin ishte paralajmëruar edhe nga përfaqësuesit e diasporës. Aktivisti Bledar Meti deklaroi më herët se protestuesit nuk kishin dalë për një marshim të zakonshëm dhe paralajmëroi vijimin e aksionit.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për një marshim të zakonshëm. Do të ketë përshkallëzim, veprim dhe qëndrim. I përshëndesim edhe ata qytetarë që po bëjnë mosbindje civile në vende të tjera”, deklaroi Meti. Ndërkohë, përballë vendimit të protestuesve për të qëndruar para selisë së qeverisë, janë shtuar edhe forcat policore pranë Kryeministrisë.

Efektivë të tjerë janë dislokuar në zonë, ndërsa protesta vijon dhe qytetarët nuk kanë dhënë sinjale se do të largohen së shpejti nga bulevardi.

Paralelisht me grumbullimin para Kryeministrisë, kryqëzimi i Unazës vijon të mbetet i bllokuar nga një tjetër grup protestuesish. Kështu, protesta e 105-të po vijon në dy pika kryesore: përpara Kryeministrisë, ku janë ribashkuar edhe protestuesit që kryen marshimin, dhe në Unazë, ku vijon bllokimi i qarkullimit.

Pas pjesëmarrjes masive të kësaj mbrëmjeje dhe përfshirjes së diasporës, protesta duket se po hyn në një fazë tjetër, me qytetarët që kanë vendosur ta zgjasin qëndrimin para Kryeministrisë dhe policinë që, nga ana tjetër, ka përforcuar praninë në zonë. 1 ORE ME PARE Grupi i diasporës refuzon të largohet nga Kryeministria, paralajmëron aktivisti: Jo marshime, duhet përshkallëzim Qëndresa para Kryeministrisë Grupi i diasporës që vendosi të mos i bashkohej marshimit në rrugët e Tiranës po vijon qëndrimin para Kryeministrisë. Përfaqësuesi i këtij grupi, aktivisti Bledar Meti, deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmend të largohen nga sheshi dhe paralajmëroi përshkallëzim të aksionit, veprime dhe mosbindje civile kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta e 105-të po vijon me një tjetër dinamikë para Kryeministrisë, ku grupi i protestuesve të diasporës ka vendosur të qëndrojë në shesh dhe të mos i bashkohet marshimit të nisur në rrugët e kryeqytetit.

Përfaqësuesi i këtij grupi, aktivisti Bledar Meti, mori sërish fjalën para protestuesve, duke bërë të qartë se qëndrimi para godinës së qeverisë është i qëllimshëm dhe se synimi nuk është zhvillimi i një marshimi të zakonshëm.

Sipas tij, protesta do të vijojë me forma të tjera të aksionit qytetar, ndërsa paralajmëroi përshkallëzim dhe mosbindje civile.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për një marshim të zakonshëm. Do të ketë përshkallëzim, veprim dhe qëndrim. I përshëndesim edhe ata qytetarë që po bëjnë mosbindje civile në vende të tjera”, deklaroi Meti. Deklarata vjen pasi, në përfundim të fjalimeve të para, protesta u nda në disa grupe. Një pjesë e qytetarëve nisi marshimin me synimin e deklaruar për të “rrethuar” Kryeministrinë, një tjetër u zhvendos drejt Unazës dhe bllokoi qarkullimin, ndërsa grupi i diasporës vendosi të qëndrojë para selisë së qeverisë.

Pikërisht ky grup rinisi më pas fjalimet. Meti u bëri thirrje pjesëmarrësve të vazhdojnë qëndresën, duke e paraqitur lëvizjen që vijon prej muajsh si një përpjekje për ndryshimin e sistemit politik dhe demokratizimin e vendit.

“Do të jeni ju ata që do ta realizoni këtë revolucion demokratik. Të demokratizojmë Shqipërinë. Nuk është më e nevojshme të shkojmë në botë për të gjetur mundësinë. Shqipëria është plot me mundësi, shqiptarët janë të aftë dhe ambiciozë”, u shpreh aktivisti.

Mesazhi i Metit ishte se diaspora nuk duhet të detyrohet të kërkojë jashtë vendit mundësitë që, sipas tij, Shqipëria është në gjendje t'ua ofrojë qytetarëve të saj.

Ai e lidhi këtë edhe me kërkesën politike të protestës, duke deklaruar se aksioni duhet të vazhdojë deri në largimin e qeverisë Rama dhe ndryshimin e asaj që e cilësoi establishmentin politik të 36 viteve.

“T’i japim fund establishmentit të 36 viteve dhe regjimit autoritar të Ramës”, deklaroi Bledar Meti.

Ndërsa një pjesë e protestuesve vijon lëvizjen në rrugët e Tiranës, grupi i diasporës mbetet para Kryeministrisë. Paralajmërimi i Metit për “përshkallëzim, veprim dhe qëndrim” sinjalizon se kjo pjesë e protestuesve synon ta zgjasë tubimin dhe të vijojë aksionin përtej skenarit të zakonshëm të marshimit. 1 ORE ME PARE “Lironi rrugën”/ Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e Unazës, policia thirrje me megafon Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërsa një pjesë e qytetarëve po mban të bllokuar kryqëzimin, duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Në këtë situatë ka ndërhyrë policia, e cila përmes megafonit u ka bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugën dhe të mundësojnë rifillimin e qarkullimit.

Paralelisht është shtuar prania e forcave të rendit pranë godinës së Kryeministrisë. Efektivët kanë shoqëruar nga afër protestuesit edhe gjatë marshimit të tyre nëpër rrugët e kryeqytetit.

Gjatë tubimit është përsëritur disa herë thirrja për rrethimin e godinës së qeverisë. “Rrethoni Kryeministrinë”, është dëgjuar nga protestuesit, ndërsa policia është pozicionuar përpara institucionit.

Në drejtim të forcave të rendit janë dëgjuar thirrjet “Policia e krimit”, ndërsa protestuesit kanë vijuar me kërkesën kryesore për largimin e kreut të qeverisë.

“Dorëheqje” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, kanë qenë disa prej thirrjeve të qytetarëve gjatë protestës.

Tubimi i kësaj të shtune shënon ditën e 105-të të protestës, ndërsa këtë herë pjesëmarrësve u janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, duke i dhënë protestës karakter kombëtar dhe duke shtuar numrin e pjesëmarrësve në shesh. 2 ORE ME PARE Protesta merr tjetër rrjedhë pas fjalimeve/ Turma ndahet në 3 grupe, diaspora qëndron para Kryeministrisë Pamje nga protesta Mijëra qytetarë mbushën këtë të shtunë sheshin para Kryeministrisë, në një prej tubimeve me pjesëmarrjen më të lartë të ditëve të fundit, të fuqizuar edhe nga ardhja e diasporës. Por pas përfundimit të fjalimeve, protesta mori një rrjedhë të papritur. Protestuesit u ndanë në tre grupe: një pjesë, kryesisht nga diaspora, refuzoi të largohej nga Kryeministria; një grup nisi marshimin me synimin për të “rrethuar” godinën e qeverisë, ndërsa të tjerë bllokuan kryqëzimin e Unazës. Protesta e 105-të kundër qeverisë Rama ka marrë një tjetër dinamikë pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë.

Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të shtunë në bulevard, ndërsa pjesëmarrjes së protestuesve të ditëve të fundit iu shtuan edhe shumë shqiptarë të ardhur nga diaspora. Flamujt kuqezi, flakadanët dhe pankartat dominuan tubimin, ndërsa nga podiumi u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Por pikërisht pas përfundimit të fjalimeve, kur pritej që protesta të vijonte sipas skenarit të netëve të tjera me marshim në rrugët e Tiranës, mes pjesëmarrësve pati qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhej të vazhdonte tubimi. Diaspora para Kryeministrisë Një pjesë e protestuesve, kryesisht shqiptarë të ardhur nga diaspora, nuk pranuan të largoheshin nga sheshi para Kryeministrisë. Ata kërkuan që protesta të vazhdonte pikërisht aty dhe që qytetarët të qëndronin përpara godinës së qeverisë sa më gjatë të ishte e mundur.

Në të njëjtën kohë, një grup tjetër u shkëput nga tubimi dhe nisi marshimin në rrugët e kryeqytetit. Synimi i tyre ishte që përmes lëvizjes në akset përreth të realizonin atë që protestuesit e cilësuan si “rrethim” të Kryeministrisë. Marshimi rreth Kryeministrisë Ndërkohë, një grup i tretë u zhvendos drejt Unazës, ku protestuesit bllokuan kryqëzimin dhe ndërprenë qarkullimin e automjeteve.

Kështu, protesta që gjatë pjesës së parë të mbrëmjes kishte mbledhur mijëra qytetarë në një tubim të vetëm para Kryeministrisë, pas mbylljes së fjalimeve vijoi në tre drejtime të ndryshme.

Situata ndryshoi sërish pak më vonë. Grupi që kishte vendosur të mos largohej nga Kryeministria rinisi fjalimet, duke vijuar tubimin përpara godinës së qeverisë. Ndryshe nga netët e fundit, protesta e kësaj të shtune është karakterizuar jo vetëm nga pjesëmarrja më e madhe, por edhe nga një prani e konsiderueshme e diasporës, e cila duket se ka kërkuar një qëndrim më të gjatë përpara Kryeministrisë.

Në këtë mënyrë, protesta e 105-të vijoi paralelisht në disa pika të kryeqytetit: me një grup që mbeti para Kryeministrisë, një tjetër që marshoi përreth saj dhe protestues të tjerë që bllokuan Unazën. 2 ORE ME PARE “Si do ta zgjidhni mungesën e ilaçeve në spitale?”, Osman Stafa: Onkologjiku pa brakiterapi Nga problemet në shëndetësi te rritja e kostos së jetesës, gazetari Osman Stafa renditi një sërë shqetësimesh gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 105-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Stafa u ndal veçanërisht te situata e qytetarëve që përballen me çmimet dhe kostot e larta, ndërsa kritikoi masat e ndërmarra nga qeveria. Ai solli në vëmendje edhe mungesën e brakiterapisë në Spitalin Onkologjik, trajtim që përdoret për pacientët me sëmundje tumorale.

“Si do e zgjidhë dhënia e 100 mijë lekëve? Nuk blejnë dot ilaçe. Si do e zgjidhë mungesën e ilaçeve në spitale? Një vit bëhet sot, nga ku në Onkologjik mungon brakiterapia, një trajtim për gratë shqiptare që vuajnë nga sëmundja e keqe. Është propagandë, mos i dëgjoni më. Kanë 4 mandate që ju gënjejnë, 36 vite që ju mashtrojnë”, tha gazetari.

Ai iu drejtua qytetarëve me një apel për t'u distancuar nga ndarjet partiake dhe për t'u bashkuar rreth flamurit kombëtar. Stafa ngriti gjithashtu akuza ndaj përfaqësuesve të politikës për pasuritë e tyre.

“Shqiptarë, këtë herë besojini zemrës tuaj, flamurit kombëtar, jo më partive. Ju e dini, ju kanë mashtruar… Na e shesin si sukses se deputetët takojnë qytetarët. Është detyrë, por këta kanë halle të tjera: ku të fshehin pasuritë që vjedhin nga paratë e shqiptarëve dhe halli juaj është si t’ia dilni me çmimet, me karburantet më të shtrenjta… Diaspora është në Shqipëri”, u shpreh ai.

Gazetari deklaroi se bashkimi dhe qëndresa e shqiptarëve, kudo që ndodhen në botë, mund të sfidojnë çdo pushtet.

“Kur zërat e shqiptarëve bëhen bashkë, nuk ka pushtet që t’u dalë përpara. Kjo është besa më e bukur që ka lidhur ndonjëherë shqiptari. Në 36 vite e kanë vjedhur. Flasin për praninë besnike, a thua se do t’ua zgjidhë hallet shqiptarëve. Është propagandë, mos u mashtroni”, vijoi Stafa.

Teksa foli për zhvillimet në Kosovë, të cilën e quajti “Dardani”, gazetari bëri thirrje për solidaritet dhe për mbrojtjen e atyre që i cilësoi si “heronjtë e lirisë”.

“Ju jeni shpresa. Sot Shqipëria proteston, sot Dardania proteston. Ne solidarizohemi me ta sepse ‘Liria ka emër’. Në Dardani liria ka emër, në Shqipëri tradhtia ka emër… Vëllezër dhe motra, të solidarizohemi për të mirën e Atdheut dhe të qëndrojmë deri në zhdukjen e tradhtisë dhe të mbrojmë me dinjitet heronjtë e lirisë”, tha ai.

Protesta e kësaj të shtune shënon ditën e 105-të të tubimeve kundër qeverisë. Këtë herë qytetarëve në Tiranë u janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, ndërsa kërkesa e artikuluar nga protestuesit mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. 2 ORE ME PARE “Punojmë një jetë dhe s’blejmë dot shtëpi”, protestuesja: Zegjine Çaushi me apartament 250 mijë euro Një emigrante, e cila i është bashkuar protestës së 105-të në Tiranë kundër qeverisë. ka shprehur revoltën e saj për situatën në vend. Ajo ka kërkuar që drejtësia të veprojë ndaj atyre që kanë abuzuar me pasuritë publike.

Gjatë fjalës së saj, qytetarja u ndal edhe te deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, teksa kërkoi që organet e drejtësisë të hetojnë një apartament me vlerë 250 mijë euro në pronësi të ligjvënëses.

Emigrantja e krahasoi këtë rast me vështirësitë e qytetarëve të zakonshëm, të cilët punojnë për vite të tëra dhe nuk arrijnë të blejnë një banesë.

“Prapa hekurave duhet të jenë ata që na kanë vjedhur, kanë mbi 30 vite. Si na dalka zonjusha Zegjine me një vit, një analfabete që më bën deputeten mua dhe na merr apartamentin 250 mijë euro… Ne punojmë një jetë dhe nuk marrim dot shtëpi. Ku është barazia këtu… Ligji duhet të funksionojë për këdo njësoj…”, tha emigrantja.

Përmes kësaj deklarate, ajo kërkoi që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që pasuritë e zyrtarëve t’i nënshtrohen hetimit. 3 ORE ME PARE “Jam arrestuar dhe torturuar, u paralizova nga diktatura”, ish-i burgosuri politik: Mos u dorëzoni! Zërat e shqiptarëve të ardhur nga diaspora janë dëgjuar në ditën e 105-të të protestës, ku pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që tubimet të vijojnë dhe numri i qytetarëve në shesh të rritet.

Një protestues i ardhur nga Roma deklaroi se diaspora do të vazhdojë të mbështesë protestën, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas tij, pushtetarët nuk mund të bëjnë “pazare” me shqiptarët, ndërsa pretendoi se pakënaqësia ndaj qeverisë po sjell çdo ditë më shumë qytetarë në protestë.

“Unë vij nga Roma. Jeni qëndresë e pamposhtur. Bashkohuni çdo ditë e më shumë. Kjo është forca e shqiptarisë dhe jo hajdutët që bëjnë pazare me lëkurën tonë. Diaspora nuk ia fal krimet që ka bërë Rama. Diaspora nuk ia fal shpopullimin, vjedhjet, masakrimet mbi shqiptarët”, deklaroi protestuesi.

Një tjetër qytetar, ish-i burgosur politik, i ardhur nga Holanda shprehet se u kthye pas në kohë për të treguar përvojën e tij gjatë regjimit komunist.

Ai tha se kishte marrë pjesë në greva dhe përplasje me policinë gjatë kohës së burgimit, ndërsa shtoi se ishte arrestuar dhe torturuar. Përpara protestuesve, ai shpjegoi edhe arsyen pse vazhdon të dalë publikisht dhe të tregojë historinë e tij.

“Unë jam ish i burgosur politik. Desha të them që kemi organizuar në burg greva, përplasje me policët. Jam arrestuar dhe torturuar. Më njohin një pjesë e juaja këtu. Shumë shokë të mi më thonë pse del shpesh, dal pra që ta marrin vesh se çfarë është komunizmi.

Më ka zënë edhe galeria brenda. Zoti është i madh, lum ai që beson. U paralizova nga diktatura. Jam një ish-ushtarak, kam punuar me dinjitet. Një pjesë e atyre që janë sot, e kanë shkelur. Mos u përzieni me krimin. Unë do jem këtu bashkë me ju, vij nga Holanda”, u shpreh qytetari.

Dëshmia u shoqërua me thirrjen për të mos u dorëzuar dhe për të vijuar protestën, ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve të ardhur nga vende të ndryshme të Europës ka shënuar një tjetër element të ditës së 105-të të tubimit. 3 ORE ME PARE “Komunizmi më mori rininë”, emigrantja apel nga protesta: Mos lejoni që Rama t’iu bëjë të njëjtën gjë Diaspora i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, në ditën e 105-të të saj, ndërsa nga podiumi nuk kanë munguar thirrjet drejtuar të rinjve për t’u bërë pjesë e tubimit.

Një emigrante, e cila ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestuesve, tregoi se vitet e komunizmit i kishin marrë pjesën më të mirë të rinisë së saj. Nisur nga përvoja personale, ajo u bëri thirrje të rinjve që të reagojnë dhe të mos lejojnë që e njëjta gjë t’u ndodhë edhe atyre.

“Mirëmbrëma atdhetarë, faleminderit. Unë kam ardhur nga diaspora, komunizmi më mori pjesën më të mirë të rinisë time. Mos lejoni që Rama t’ua marrë pjesën më të mirë të rinisë tuaj. Hera e parë që flas para popullit tim, por më duket se flas më mirë se Zeqineja. Dua t’ju them thjesht: rezistoni”, u shpreh emigrantja.

Mesazhi i saj u përcoll nga protesta para Kryeministrisë, ku shqiptarë të ardhur nga diaspora u janë bashkuar qytetarëve në ditën e 105-të të tubimit kundër qeverisë. 3 ORE ME PARE Pjesëmarrje masive në protestë: Flakadanë, flamuj kuqezi dhe thirrje kundër Ramës Mijëra qytetarë në shesh Protesta e 105-të para Kryeministrisë ka marrë një tjetër pamje këtë të shtunë, me një pjesëmarrje dukshëm më të lartë krahasuar me ditët e fundit të tubimeve.

Qindra qytetarë janë grumbulluar në bulevard, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë përpara selisë së qeverisë. Një rol të rëndësishëm në rritjen e pjesëmarrjes këtë herë ka pasur edhe diaspora, me emigrantë shqiptarë që janë bashkuar me protestuesit në Tiranë.

Pamjet nga lart tregojnë një bulevard të mbushur me protestues, ndërsa ngjyrat kuqezi dominojnë tubimin. Flamujt kombëtarë valëviten mes turmës, ndërsa ndezja e flakadanëve ka mbuluar pjesë të bulevardit me tym të kuq.

Në mesin e protestuesve bien në sy edhe pankartat me mesazhe të forta politike. Në një prej tyre, të mbajtur në qendër të turmës, shkruhet “Studentët – Ju erdhi fundi”, ndërsa në një tjetër shfaqet mesazhi “Të bashkuar, pushteti i tmerrit...”.

Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa për dorëheqjen e tij kanë shoqëruar protestën, ndërsa folës të ndryshëm nga podiumi kanë kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.

Veçantia e tubimit të sotëm është pikërisht prania më e madhe e qytetarëve dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Nga podiumi, disa prej përfaqësuesve të diasporës kanë deklaruar se kanë ardhur në Tiranë posaçërisht për t'iu bashkuar protestës.

Flakadanët e ndezur, flamujt kuqezi dhe pankartat kanë krijuar një atmosferë krejt tjetër nga ajo e tubimeve të ditëve të fundit. Protestuesit kanë vijuar thirrjet, ndërsa bulevardi është kthyer në një masë kuqezi nën dritën e flakadanëve.

Protesta ka hyrë tashmë në ditën e 105-të, por tubimi i kësaj të shtune shënon një mobilizim më të madh, me diasporën që i është bashkuar qytetarëve në kryeqytet dhe me një atmosferë dukshëm më të ndezur para Kryeministrisë. 3 ORE ME PARE “Populli kërkon rrugë, spitale, arsim e punësim”, shqiptari nga Londra: Rama të largohet Një shqiptar i ardhur nga Londra i është bashkuar protestës në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke adresuar një mesazh edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nga protesta, ai vlerësoi qytetarët që kanë vijuar tubimet për 105 ditë dhe renditi disa prej shqetësimeve që kanë shqiptarët, nga infrastruktura dhe shëndetësia te arsimi dhe punësimi.

“Unë vij nga Londra. Të gjithë ju keni mbajtur frymën gjallë për 105 ditë në protestë në shesh, për të rrëzuar këtë palloshin. S’e kuptojmë përse qëndron akoma? Populli kërkon rrugë, spitale, arsim, punësim…”, tha ai.

Gjithashtu, emigranti iu drejtua Ramës dhe Berishës, duke deklaruar se çdo pasuri kombëtare që mund të jetë përvetësuar duhet t’u kthehet shqiptarëve. “Por duhet ta kesh të qartë, ti bashkë me Berishën… nëse keni vjedhur pasuri kombëtare, do t’i dorëzoni. I përkasin popullit, nuk keni rrugë tjetër… Jepni dorëheqjen, ka kryeministra nëpër botë shumë më të fuqishëm dhe kanë dhënë dorëheqjen”, u shpreh ai.

Ndërkohë, protesta ka vijuar me një pjesëmarrje të madhe në bulevard, ku flamujt kuqezi kanë dominuar tubimin. Sipas materialit të raportuar, mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pjesë e tubimit është bërë edhe diaspora shqiptare, me emigrantë të ardhur nga jashtë vendit, të cilët kanë shprehur kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë. 3 ORE ME PARE Emigranti nga Gjermania: Rama kufomë politike, duam revolucion me votë dhe jo me dhunë Protesta sot Diaspora ka marrë një rol të rëndësishëm në protestën e 105-të që po zhvillohet këtë të shtunë para Kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë së Edi Ramës.

Një prej shqiptarëve të ardhur nga jashtë vendit, emigrant në Gjermani, mori fjalën para protestuesve, duke e përqendruar fjalimin e tij te funksionimi i shtetit, drejtësia dhe korrupsioni.

Ai u prezantua si qytetar shqiptar që jeton në Gjermani dhe tha se ka përvojë profesionale në sistemin e drejtësisë. Duke bërë krahasimin me atë që sheh në Shqipëri, emigranti kërkoi një shtet demokratik ku të garantohen të drejtat, prona dhe liria e fjalës.

“Të dashur bashkëatdhetarë, unë vij këtu si qytetar i Shqipërisë, që jeton në Gjermani. Kam një përvojë politike profesionale në sistemin e drejtësisë. Ne duam një shtet demokratik, ku secili ka të drejtën e tij, të pronës dhe të fjalës. Unë e di që transparenca në administratën e Shqipërisë, transparenca është shumë e vogël. Këtu pa pasiguri në punë, në rrugë dhe kudo. Në spitale shkojnë për t’u grabitur dhe jo për të bërë më mirë. Ne jemi për një shtet ligjor”, deklaroi ai.

Më tej, emigranti ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe iu drejtua publikisht edhe ambasadave dhe përfaqësive diplomatike në Shqipëri. Ai kërkoi të dinte përse, sipas tij, nuk ka reagim të mjaftueshëm ndaj korrupsionit.

“Kam një pyetje për sistemin e drejtësisë. A nuk po cënohet ligji? Iu them përfaqësive diplomatike, ambasadave, ato deri tani nuk kanë reaguar, a jeni ju kundër korrupsionit? Pse nuk reagoni. Ne jemi për shtet ligjor”, tha emigranti nga podiumi.

Në fund, ai iu drejtua edhe socialistëve, duke theksuar se ndryshimi që kërkojnë protestuesit duhet të vijë përmes votës dhe jo dhunës. Mesazhin e mbylli me një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Kam thirrje për socialistët, duam revolucion me votë dhe jo me dhunë. Rama është kufomë politike, ai humbi mundësinë që të udhëheqë popullin e tij”, deklaroi ai.

Fjalimi vjen në një protestë ku prania e shqiptarëve të diasporës është vendosur në qendër të tubimit. Në ditën e 105-të të protestës, pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë Rama, ndërsa emigrantët e ardhur nga vende të ndryshme po marrin fjalën për të artikuluar kritikat dhe kërkesat e tyre. 3 ORE ME PARE Protesta e 105-të, Sidorela Vatnikaj: Diaspora ka ardhur për t’i kërkuar Ramës dorëheqjen Foto nga protesta Diaspora është bërë pjesë e protestës së 105-të në Tiranë, ndërsa nga podiumi aktivistja Sidorela Vatnikaj e cilësoi praninë e emigrantëve si një nga elementët që e ka bërë më të fuqishëm tubimin e kësaj mbrëmjeje.

Në fjalën e saj para protestuesve, Vatnikaj tha se shqiptarët e ardhur nga jashtë kanë bërë një sakrificë për të qenë në Tiranë dhe për t’iu bashkuar protestës.

Sipas saj, tubimi ka bërë bashkë shqiptarët që jetojnë brenda vendit me ata që janë larguar gjatë dekadave të fundit. Vatnikaj e lidhi emigrimin me atë që e cilësoi si pasojë të politikës së 36 viteve të fundit.

“Jemi këto sonte bashkë me bashkëkombësit tanë, që kanë bërë një sakrificë të madhe. Sonte janë këtu për të thënë se diaspora është me ne. Ky shesh ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që janë detyruar që ta lanë Shqipërinë nga politika 36-vjeçare”, deklaroi Vatnikaj.

Aktivistja e vendosi theksin më pas te mesazhi politik i protestës, duke deklaruar se vendimmarrja për të ardhmen e vendit u përket shqiptarëve.

Ajo tha se pjesëmarrja e diasporës në protestën e Tiranës është gjithashtu një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit protestuesit i kërkojnë largimin nga detyra.

“Shqiptarët po bashkohen dhe thonë se më në fund këtu vendosim ne. Diaspora ka ardhur për t’i kërkuar Ramës dorëheqjen”, tha Sidorela Vatnikaj.

Deklarata u bë gjatë protestës së 105-të, ku krahas qytetarëve që kanë marrë pjesë në tubimet e vazhdueshme, këtë herë janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë, ndërsa tubimi i kësaj mbrëmjeje është shoqëruar me thirrje kundër kryeministrit dhe klasës politike. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Flakadanë dhe det flamujsh kuqezi para Kryeministrisë, diaspora 'ndez' protestën 12 Shtator 2026, 20:2220:22LIVE UPDATES Dita e 102-të e revoltës/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin në Unazë, telendisin Ramën dhe deputetët e tij 9 Shtator 2026, 20:3920:39LIVE UPDATES Kuvendi nis mes protestave dhe akuzave/ PD mobilizohet pas përgjimit të Ahmetajt, qindra qytetarë rreth Parlamentit 8 Shtator 2026, 17:5517:55LIVE UPDATES Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike 7 Shtator 2026, 22:5222:52LIVE UPDATES Situatë alarmante në Fier, flakët shkrumbojnë gjithçka; rrezikohen banesa dhe biznese 4 Shtator 2026, 19:2319:23LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Shtatori ndez vrullshëm protestat, të hënën rrethohet Kryeministria 2 Shtator 2026, 22:1522:15LIVE UPDATES