Tirana do të jetë sot në qendër të dy protestave, me të njëjtin qëllim: kundër qeverisë Rama. Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj në orën 12:00, me thirrjen për t'iu bashkuar revoltës studentore. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike të bëhen pjesë e tubimit, në mbështetje të studentëve. Ndërkohë, në orën 14:00, studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit. Pas më shumë se 150 ditësh protestë, studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

