Lajme Zone
Një tjetër mashtrim nga mediat e Veliajt, kryebashkiaku shkoi dhe bëri grafinë
PolitikëCNA

Një tjetër mashtrim nga mediat e Veliajt, kryebashkiaku shkoi dhe bëri grafinë

Në mediat e kryebashkiakut të Tiranës dhe këshilltarit të ...

Në mediat e kryebashkiakut të Tiranës dhe këshilltarit të tij politik dhe avokatit mbrojtës të korrupsionit që e ka emrin Mero Baze, sot është raportuar se Erion Veliaj nuk është lejuar që të bëjë grafinë e këmbës së tij dhe për këtë arsye i është rënduar situata shëndetësore, gjë që do të çojë në kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra, mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime për ta kthyer Erion Veliajn në një viktimë, edhe për ta bërë çështjen sa më politike, për ta dramatizuar. “Obobo ç’i ndodh Erionit!” Këmba, shëndeti, hallet, probleme të mëdha, ku në fakt këto të gjitha janë gënjeshtra.

Së pari, Erion Veliaj ka pësuar frakturë të këmbës teksa luante futboll në burgun e Durrësit. Erion Veliaj thyen këmbën/ Çfarë i ndodhi kryebashkiakut në burgun e Durrësit?

18 Shtator, 19:39 Së dyti, Erion Veliaj, jo më shumë para se dy javësh, ka qenë i shtruar për të paktën tri ditë në spitalin ‘Salus’ për të bërë fizioterapi për këmbën e tij të thyer. EKSKLUZIVE-Veliaj shtrohet në spital/ A fjeti te “Salus”?

12 Tetor, 17:14 Veliaj u transferua në burgun e Fierit më datë 18 tetor. Fitorja e radhës e Zdromsit, nga Durrësi në burgun e Fierit 28 Tetor, 12:08 Më pas, sipas rekomandimeve të dhëna nga mjeku, duhet të bënte një grafi.

Veliaj është çuar ditën e djeshme në Spitalin Memorial të Fierit pikërisht për të bërë grafinë.

Burime për CNA nga Spitali Memorial i Fierit thanë se kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur sot për të kryer grafinë në këmbën, për këmbën e tij dhe është ndjekur nga doktori Mehmet Ice, i cili pasi ka bërë grafinë dhe ka parë gjendjen e këmbës dhe rikuperimin e këmbës së thyer gjatë një ndeshje futbolli në burgun e Durrësit, mjeku ka rekomanduar që më vonë, pasi kalimit të disa kohëve dhe duke rikontrolluar situatën, të bëjë një ndërhyrje, pasi, me sa duket, faza rikuperuese nuk ka shkuar ashtu siç duhej.

Pra, një gjendje normale e një individi që ka thyer këmbën duke luajtur futboll dhe po bëhet rikuperimi asgjë më shumë sesa kaq. Në mediat e qafëpalarëve që paguhen nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, apo ata që paguhen nga avokatin mbrojtës të tij, këta gazetarë që qelbin erë, thuhet sikur po bëhet qameti dhe sikur, çfarë i ka ndodhur Erionit.

Gënjeshtër!

Harrojnë të thonë dhe një gjë, që Spitali Memorial i Fierit ka një protokoll. Ka orën kur ka hyrë, momentin që ka bërë grafinë, raportin që ka ka rekomandimet që ka dhënë mjeku, janë të gjitha të shkruara. Këto nuk janë sekrete, siç janë çështjet hetimore apo dosjet që i mban SPAK-u dhe nuk i publikon, dhe mashtruesit mediatikë mund të ngrenë lloj-lloj tymnajash me propagandë.

Drejtuesit e Spitalit Memorial i thanë CNA-së, se nuk ka asnjë gjendje të rënduar shëndetësore të shtetasit Erion Veliaj. Ka shkuar dje për të bërë një grafi, ka kryer kontrollin dhe ka ikur normalisht nga Spitali Memorial i Fierit për t'u kthyer në paraburgim.

Një kontroll që kthehet në një alarm!

Erion Veliaj gëzon një gjendje shëndetësore shumë të mirë, ndoshta më të mirë sesa Mero Baze dhe shokët e tij. Sondazhi/ A duhet liruar Erion Veliaj? 5 Nëntor, 19:25 Në rast se ka nevojë për ndërhyrje, ta bëjë dhe atë dhe herë tjetër të ketë kujdes kur luan futboll, se ka dhe pasoja të tilla. Kjo është e gjitha, asgjë më shumë sesa kaq.

Pjesa tjetër e propagandës është thjesht dhe vetëm një mashtrim dhe viktimizim për të bërë raporte në gjuhë të huaja, për t'i çuar nëpër institucione ndërkombëtare, për të gënjyer diplomatë dhe për t'i përdorur më pas në çështjen e Strasburgut.

Por gënjeshtra i ka këmba e shkurtra! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.