Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Njoftuan protestë kombëtare/ Demokratët nisin marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë, Berisha mungon


Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.

Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë. Ajo që vihet re është se kreu i PD Sali Berisha nuk është i pranishëm në protestë. Më herët ai u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike të bëhen pjesë e tubimit, në mbështetje të studentëve. Ndërkohë, në orën 14:00, studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit. Pas mbi 160 ditësh protestë, studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb