Karikatura Pamfleti / I ke dhënë 36 pasuri shtetërore me kontrata “1 euro”, por sa herë del për t’i mbrojtur, i bën edhe më pis pazaret e pushtetit... Pas shumë vitesh lëpirje në zyrat e kupolës së pushtetit dhe lehjeve në Facebook, trafikanti peshkatar Gjergj Luca humbi gjyqin e hapur kundër "Pamfleti"-t, me vendim pushimi të çështjes.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, me pushim të çështjes vërtetohet fakti juridik që denoncimet e bëra nga "Pamfleti" ndaj trafikantit Luca nuk janë shpifje.
Pamfleti e ka akuzuar Lucën "Kontratat 1 Euro" të 36 pasurive shtetërore me vlerë rreth 2 miliardë euro, nëpërmjet vendimeve të personalizuara e klienteliste, si mik dhe tellall i kryeministrit Edi Rama.
Pas pushimit të çështjes, trafikanti peshkatar Gjergj Luca doli me fjalorin e tij prej halabaku në Facebook, duke vjellë vrer kundër gjyqtares Enkeleda Dalipi që pushoi çështjen me të drejtë; madje u dha këshilla institucioneve të drejtësisë se si duhet të veprojnë ndaj mediave.
Me ulërimat e tij në Facebook kundër vendimit e gjyqtares së çështjes, trafikanti Gjergj Luca ishte shumë i zhgënjyer, pasi i kishte menduar të gjithë gjyqtarët si ministrat dhe drejtorët "ushtarë" të Bablokut, që i janë bindur e i kanë firmosur grabitjet e pasurive me kontrata "1 Euro" dhe e kanë lënë të livadhisë me pasurinë e shqiptarëve.
Përtej gjesteve teatrale para kamerës dhe deklaratave për pastërtinë e figurës, peshkatar Luca nuk ka kuptuar akoma se "Pamfleti" i ka publikuar dokumente zyrtare vetëm për pasuritë shtetërore që ka marrë falas nëpërmjet miqësisë me kryeministrin Edi Rama.
Dhe do të vazhdojmë të publikojmë prova të tjera të zbuluara nga investigimet e reja që kemi bërë, ndërkohë që SPAK nuk po heton pasuritë e trafikantit Gjergj Luca në bazë të Ligjit Anti-mafia.
Luca u betua se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën gjyqësore, mbasi fytyrën e ka mbajtur të pastër me punë e nuk pranon që t'ia bëjë pis askush, dhe se pasuri ka vetëm faqen e bardhë të lënë nga baba!
Mirëpo, duke folur për figurë të pastër e faqe të bardhë, Gjergj Luca bëhet qesharak, sepse aktiviteti i tij ka njolla si trafikant ndërkombëtar droge, hajdut i dënuar 3 herë, spiun i ish-Sigurimit të Shtetit që shiste shokët, e në vitet 1992-'96 spiun i SHIK-ut.
Rekrutimin me kërkesën e babës dhe shërbimin si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit (me pseudonimin "Figuranti"), Gjergj Luca e deklaroi vetë më 27 dhjetor 2023 në emisionin "Opinion" në TV Klan.
Pra, në moralin e Gjergj Lucës nuk ka ngelur asnjë grimcë dinjiteti./Pamfletizoti kryeministër lidhe bulldogun gjergj luca edi rama kontrata 1 euro Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Nga fushata e Lulit te dosja e SHISH/ Koordinatori i Edi Ramës komunikonte me strategun e Netanyahut të kërkuar në Izrael 6 Nëntor 2026, 16:5216:52Dosja e zezë SPAK i afrohet Mirela Kumbaros, hap dosjen e Syrit të Kaltër; ministrja 'mullar' me afera 5 Nëntor 2026, 20:2520:25Dosja e zezë BE nxjerr zbuluar propagandën e Ramës dhe sukseset e SPAK: Milionat e krimit mbeten jashtë konfiskimit, tenderët pa konkurrencë 5 Nëntor 2026, 08:5408:54Dosja e zezë Edi Rama, frika e një sundimtari që i trembet edhe hijes së tij! 4 Nëntor 2026, 13:5713:57Dosja e zezë Afera në SPAK/ Rama ndryshoi rregullat e prokurimit ushtarak, TIMAK Defence mori kontratën 11 mln euro për antidronët 3 Nëntor 2026, 20:0820:08Dosja e zezë Pazari 5-miliardë i naftës: Rama përgatit kalimin e “Bankers” te izraelitët e “Delek” 3 Nëntor 2026, 13:3913:39Dosja e zezë

