Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Protesta/ “Ka tejkalim dhune”, Bregu për masat ndaj protestuesve: Shumë vendime ndaj tyre ‘copy paste’


Zylyftar Bregu nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i ftuar në emisionin Prime News24 foli për problematikat në shoqërimin e protestuesve gjatë protestës kundër qeverisë.

Zylyftar Bregu nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i ftuar në emisionin Prime News24 foli për problematikat në shoqërimin e protestuesve gjatë protestës kundër qeverisë. Bregu, në cilësinë e monitoruesit të KSHH-së u shpreh se vendimet e dhëna të “arrestit me burg” ndaj protestuesve thuajse janë copy paste, edhe pse përgjegjësia është individuale. Bregu nënvizoi se Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur me vëmendje shoqërimin e protestuesve, sidomos të të miturve. Zylyftar Bregu, monitorues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Unë kam parë më vëmendje të gjitha shoqërimet. Vendimet e arrestit thuajse janë copy paste për të gjithë të arrestuarit, ndërkohë që përgjegjësia është individuale. Komiteti Shqiptar i Helsinkut ka bërë minimumi 15 deklarata publike. KSHH ka bërë dhe letra dërguar Policisë dhe institucioneve të tjera përkatëse. Ka tejkalim të dhunës. Është dokumentuar dhuna ndaj protestuesve.

Për ne dita më e keqe ka qenë kur janë shoqëruar mbi 20 të mitur dhe kushtet në të cilën janë mbajtur ata. Kushtet ishin aspak të mira, teksa të shoqëruarit e mitur mbahen në dhoma që janë të vogla. Janë shoqëruar edhe persona që nuk kanë lidhje fare me protestën dhe për 72 orë është dashur të qëndrojnë në qeli. Dhe kjo është evidentuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: prime news 24 Zylyftar Bregu