Të paktën tre qytetarë, mes tyre një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias, janë paraqitur për ndihmë mjekësore në QSUT pas protestës së sotme të 19 tetorit në Tiranë. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar në orën 21:00, të tre personat ndodhen në gjendje shëndetësore stabël. Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore katër kalimtarë. Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, është larguar nga spitali pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut. Aktualisht, dy kalimtarë vijojnë të qëndrojnë në Spitalin e Traumës, ku po kryejnë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa një tjetër është larguar pasi ka marrë trajtimin mjekësor. Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i të lënduarve që prej 13 tetorit ka arritur në 310 persona. Prej tyre, 191 janë punonjës të Policisë, 88 protestues dhe 31 kalimtarë. Bilanci përfshin edhe protestues të mitur, ndërsa raportimi i fundit evidenton gjithashtu praninë e qytetarëve që nuk kanë qenë pjesë e protestës, por që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 19 tetor lenduar protesta
