Lajme Zone
Protesta e djeshme/ 21 të lënduar në Tiranë, 21-vjeçari që u godit nga polici s’ka rrezik për paralizë! 4 në rrethe
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e djeshme/ 21 të lënduar në Tiranë, 21-vjeçari që u godit nga polici s’ka rrezik për paralizë! 4 në rrethe

25 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës së 16 tetorit. Bëhet fjalë për 9 policë, 13 protestues nga të cilët 3 të mitur, si edhe 3 kalimtarë.

25 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë. Konkretisht bëhet fjalë për 9 policë, 13 protestues nga të cilët 3 të mitur, si edhe 3 kalimtarë. Në Spitalin e Traumës në Tiranë janë trajtuar 21 persona, mes tyre 8 efektivë policie, 10 protestues, përfshirë 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë. Dy prej tyre vijojnë të jenë të shtruar, një kalimtar në gjendje të qëndrueshme dhe si edhe protestuesi 21-vjeçar që u sulmua nga polici ndërsa qëndronte në këmbë te Rruga e Durrësit. I riu po monitorohet nga neurokirurgët, por nuk paraqet rrezik për paralizë dhe aktualisht nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Për sulmin ndaj të riut, 2 efektivë policie janë pezulluar nga detyra. LEXO EDHE:‘Saimir Korreshi kryeministër’- Protestuesit për Report Tv: S’po dhunohemi nga policët, por nga persona të tjerë! Kemi dalë në shesh për kushtet e vështira ekonomike dhe qiratë e larta Në spitalin e Vlorës janë trajtuar një efektiv policie dhe 2 të mitur, ndërsa në Lezhë një e mitur. Të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali. SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise spitali i traumes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Tirona: 17/10/2026 11:15 O vemje! Nuk e shtyn policia, por e sulmon. E godet! E perplas! Dhe i thyen vertebrat dhe kafken djalit. Nje djali qe po rrinte i vetem ne mes te rruges. Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 3576 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?