Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, e ka konsideruar “skandaloze dhe të papranueshme” mënyrën se si Lista Serbe e propozoi kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit.
Gjatë propozimit, deputeti Igor Simiç tha se nënkryetarin e propozon “në emër të popullit serb”. ‘’Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, shkroi Gërvalla në reagimin e saj në Facebook. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, paraprakisht kërkoi nga administrata e Kuvendit që të sqarojë nëse mënyra e propozimit të nënkryetarit nga Lista Serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në të kundërtën, Haxhiu tha se do të veprohet në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, propozimet për nënkryetar nga komunitetet joshumicë bëhen me shkrim. "Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”, thuhet në rregullore. Më tej, aty përcaktohet se në rast të mospropozimit të kandidatëve me shkrim, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse. /REL Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

