Sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës e vlefshme për javën e katërt në Superiore do të luhet në qytetin e Korçës.
Pas paqartësive të ditëve të fundit për shkak të punimeve në fushën e stadiumit "Skënderbeu", vetë klubi juglindor ka zyrtarizuar njoftimin për zhvillimin e takimit në shtëpi. Kjo përballje do të shënojë edhe ndeshjen e parë zyrtare për këtë edicion që Skënderbeu do të luajë përpara publikut të vet.
Përballja është planifikuar të zhvillohet të premten e 11 shtatorit duke startuar nga ora 18:30. Kujtojmë se në ndeshjen e parë si pritës ndaj Dinamos, korçarët u detyruan të shkonin në Elbasan sepse fusha nuk plotësonte kushtet. Megjithëse u përfol se ndeshja mund të zhvendosej te "Arena Egnatia", njoftimi i fundit i klubit i dha fund të gjitha dilemave.
Ndeshja e së premtes hap siparin e javës së katërt në kampionat dhe premton një atmosferë mjaft elektrizuese nga të dyja tifozeritë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

