Dje ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve në universitetet shqiptare. Procesi, i zhvilluar përmes portalit U-Albania, u ka mundësuar maturantëve të ndjekin në kohë reale lëvizjen e vijës së kuqe dhe të zgjedhin programin ku kanë mundësi të regjistrohen, bazuar në rezultatet e tyre. Në një intervistë për Report Tv drejtori i Përgjithshëm të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha njohja e maturantëve me këtë proces ka bërë që numri i çregjistrimeve ndër vite të jetë shumë i ulët. LEXO edhe...Të shtunën rikthehen reshjet e shiut, Gjoni: Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe këtë javë “Sot jemi në fazën e ç regjistrimit brenda 24 orëve. Po monitorojmë procesin dhe shumë pak maturantë kanë vendosur të ç’regjistrohen. Këtë vit kanë aplikuar pak më shumë e 16 mijë maturantë”, tha Xhelaj. Ai shtoi se degët që nuk kanë kuota të lira janë mjekësia, stomatologjia dhe farmacia. Ndërsa për degët që kanë më pak regjistrime, Xhelaj tha se është herët për të bërë një bilanc. “Degët që nuk kanë kuota të lira janë mjekësia, stomatologjia dhe farmacia nuk shfaqen fare në portal, ndërsa progamet që kanë kuota të lira dalin në portal. Edhe këtë javë do të ketë një punë të madhe. Do të ketë degë me pak regjistrime, por nuk mund të nxjerrim një shifër në këtë periudhë. Por mund të them se ka ende kuota të lira te ekonomiku, drejtësia, pak kuota kanë mbetur te inxhineria. Edhe për mësuesinë ka interes, por edhe për disa degë të Fakulteti i Shkencave të Natyrës maturantët kanë treguar interes. Pas Universitetit të Tiranës, regjistrime janë shënuar edhe në Universitetin e Durrësit ndjekur nga Shkodra, dhe Gjirokastra", tha ai. Sa i përket regjistrimeve në Universitetin Bujqësor, dega më e kërkuar mbetet vetenaria, përfi Xhelaj. Xh.K/ReportTv.al Arjan Xhelaj Sot Live në Shqipëri universiteti i tiranes Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2713 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

