Për analistin Ilir Yzeiri, rregullorja që ka shkaktuar përplasje mes Gjykatës së Posaçme, gazetarëve dhe avokatëve nuk ka si qëllim të përmirësojë funksionimin e gjykatës, por të japë një mesazh se sistemi i drejtësisë së re të Shqipërisë nuk i jep më llogari askujt. I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, ai e cilësoi dokumentin një akt protagonizmi të Erion Banit. "Nuk u duhet rregullorja fare. Është thjesht për protagonizëm. Për të na thënë ne të gjithëve që 'ne nuk pyesim as për media, as për qeveri e as për shoqëri civile'. Po na thonë 'ne jemi pushtuesit e rinj të këtij vendi'. Erion Bani thotë 'do bëhet kështu siç dua unë. Unë do mbaj në burg kë dua unë dhe do t'i paraqes publikut atë që dua unë'", tha Yzeiri. LEXO edhe...Debati për pagat e magjistratëve, Yzeiri në Report TV: Kemi një kastë më të korruptuar se ajo para reformës në drejtësi! Mazhoranca të ulet me opozitën për të dalë nga kaosi (VIDEO) Sipas analistit, argumenti se rregullorja është mbështetur në modele perëndimore nuk qëndron. Ai solli si shembull një proces gjyqësor në Shtetet e Bashkuara, për të cilin tha se u transmetua drejtpërdrejt nga CNN, duke argumentuar se transparenca nuk cenon zhvillimin e proceseve gjyqësore. "’ Këta që thonë që ‘jemi mbështetur tek modelet amerikane’ duhet të dinë që këto ditë ka qenë një gjyq sensitiv në Amerikë e një gruaje që vrau fëmijët dhe CNN e dha live.", u shpreh ai. Yzeiri kritikoi edhe reagimin e institucioneve ndërkombëtare ndaj debatit për rregulloren. "Mua më shqetëson tallja e përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Çfarë do të thotë 'po e shqyrtojmë rastin'? Ai ka gjashtë muaj që ka nxjerrë atë paçavure. Ka bërë një rregullore që nuk do ta bënte asnjë vend në Azi apo Amerikën Latine. Nëse ka ndonjë indicie që prek lëkurën e këtyre prokurorëve, ata dalin menjëherë në konferenca për shtyp. Çfarë pavarësie është kjo që kanë mbrojtur ata deri tani? Çfarë duhet të bëjmë me Erion Banin që thotë 'do bëhet siç dua unë?' deklaroi Yzeiri. U.D/ReportTv.al ilir yzeiri rregullorja e GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2713 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

