ITALI - Mërgim Vojvoda është shumë pranë një transferimi te Udinese. Sipas raportimeve të fundit nga mediat sportive italiane, klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Comon për kartonin e mbrojtësit të Kosovës. 31-vjeçari pritet të firmosë një kontratë dy vjeçare me Udinesen, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ndërkohë, Como do të arkëtojë rreth 1.3 milionë euro nga shitja e futbollistit, plus 300 mijë euro bonuse në bazë të paraqitjeve. LEXO edhe...Maldini s'ka dyshime, zgjedh Andrea Pirlon si trajner të Italisë! Tani misioni është për të bindur kreun e Federatës Për Vojvodën kjo do të jetë aventura e tretë në elitën e futbollit italian. Mbrojtësi i djathtë veshi fillimisht fanellën e Torinos, më pas u transferua te Como, ndërsa tani është gati të nisë një kapitull të ri në "Friuli" me Udinesen. I formuar në Belgjikë, ku u rrit në akademitë e futbollit dhe arriti deri te Standard Liege, Vojvoda ndërtoi më pas karrierën në Itali, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës. S.Dh/ReportTv.al serie a itali mergim vojvoda como udinese Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 3859 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

