Lajme Zone
Pretendimi i Berishës: Begaj ka punësuar Alqi Bllakon si këshilltar! Presidenca e përgënjeshtron: S’është e vërtetë
PolitikëReport TV

Pretendimi i Berishës: Begaj ka punësuar Alqi Bllakon si këshilltar! Presidenca e përgënjeshtron: S’është e vërtetë

Sali Berisha pretendoi se Alqi Bllako është emëruar këshilltar nga Bajram Begaj. Presidenca e përgënjeshtroi menjëherë.

Sali Berisha pretendoi se ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako është emëruar këshilltar në Presidencë. Komentet, kreu i PD i bëri gjatë konferencës për shtyp në seli, ndërsa akuzonte se arrestimi i Ergys Agasit u bë i negociuar për t’i mbyllur dosjen. “Bëhet një proces si në rastin e Ilir Beqajt, që i thonë ke ngrënë një drekë me paratë e evropianëve në restorantin tënd dhe dënohesh me kaq, paçka se në anën tjetër janë 300 milionë koncesionet e shëndetësisë dhe nuk thuhet një fjalë. Madje edhe ai zëvendësministri, që e kishte si kushëri ky, u lirua fare. LEXO edhe...Arrestimi i Ergys Agasit, Berisha: Ishte i negociuar nga Rama! Lëvizte i lirë prej 8 muajsh, marrëveshje për t’i mbyllur dosjen (VIDEO) Pra, kemi të bëjmë me një rast ku Edi Rama arrin nëpërmjet kontrollit që ka me SPAK-un ta ripërsërisë... apo të bëjë siç bënë me Alqi Bllakon. A e di ku është sot Alqi Bllako? Është këshilltar i Haram Begajt, i dënuar me burg për vjedhjet që ka bërë në djegësat, tani është këshilltar i Bajramit. Kush paguan më shumë, shkon më lart. Nuk ka këtu. Prit ti, Oltion Bistri, kur ta shohësh ndonjë ditë në funksionet më të rëndësishme”, tha Berisha. Reagimi i Presidencës ishte i menjëhreshëm pas pretendimit të Berishës. Zyra e shtypit të Presidencës e përgenjështroi kryedemokratin duke thënë se Bllako nuk ka qenë dhe nuk është këshilltar i këtij institucioni. “Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me pretendimin se zoti Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës, saktësojmë se zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion. Zyra e Shtypit e Presidencës e bën këtë sqarim për të shmangur çdo keqinformim lidhur me përbërjen e kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratën e Presidencës. SI.E./ReportTv.al Bajram Begaj Alqi Bllako sali berisha Presidenca Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.8% Vota total: 3473 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?