Lajme Zone
Prespa drejt UNESCO-s, BE mbështet nismën e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut! Gonxhja takon ministrat javën e ardhshme
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Prespa drejt UNESCO-s, BE mbështet nismën e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut! Gonxhja takon ministrat javën e ardhshme

Nisma e tre vendeve ka marrë tashmë mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili ka rënë dakord të financojë studimet fillestare për kandidaturën e propozuar. Ministrat e Kulturës pritet të takohen të premten e ardhshme, më 9 tetor, në godinën e bashkisë së Prespës për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë që Liqeni i Prespës të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Nisma e tre vendeve ka marrë tashmë mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili ka rënë dakord të financojë studimet fillestare për kandidaturën e propozuar. Ministrat e Kulturës, Blendi Gonxhja, Lina Mendoni e Greqisë dhe Sedat Sulejmani i Maqedonisë së Veriut pritet të takohen të premten e ardhshme, më 9 tetor, në godinën e bashkisë së Prespës për të diskutuar hapat e ardhshëm. Atyre do t’u bashkohet edhe Michalis Rokas, kreu i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut. LEXO EDHE:Spahiu: Në shtetet e BE nuk lejohen kamera të fshehta si në Shqipëri, në bare, restorante dhe pallate Rokas ka thënë për Kathimerini se mbështetja e BE-së shkon përtej mbështetjes politike dhe përfshin edhe financimin e studimeve fillestare. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë më të gjerë gjeopolitike të bashkëpunimit mes tre vendeve fqinje për mbrojtjen dhe promovimin e një zone të përbashkët me trashëgimi natyrore dhe kulturore. Njohja nga UNESCO mund të sjellë më shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj Prespës, mundësi të reja për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së saj, zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm me cilësi më të lartë. Në shtator, ministri Gonxhja është shprehur se kjo pasuri mes 3 vendeve është përgjegjësi e mundësi dhe synohet që të kthehet në një model bashkëpunimi për më shumë zhvillim në rajon. “Ky proces shkon përtej vetë nominimit: sjell më shumë vëmendje ndërkombëtare, mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë, zhvillim të qëndrueshëm, turizëm cilësor dhe mundësi të reja për komunitetet lokale. Prespa është një pasuri që e ndajmë mes tri vendeve, por mbi të gjitha një përgjegjësi dhe mundësi që na bashkon. Synimi ynë është ta kthejmë në një model europian të bashkëpunimit ndërkufitar, ku natyra, kultura dhe turizmi bëhen ura mes vendeve tona dhe motorë zhvillimi për të gjithë rajonin”, ka thënë Gonxhja. Liqeni i Prespës është e mbrojtur në kuadër të marrëveshjeve dhe mekanizmave ndërkombëtarë dhe evropianë, përfshirë Konventën e Ramsarit dhe rrjetin Natura 2000. P.J/Shqiptarja.com TAG: liqeni i prespes UNESCO Blendi Gonxhja Sedat Sulejmani Lina Mendoni Michalis Rokas BE Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.2% Jo 24.6% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2517 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?