Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën në orën 20:45 ndeshjen e katërt në grupin e Ligës së Kombeve, teksa pret në Air Albania San Marinon. Kuqezinjtë shpresojnë të rikthehet te fitorja pas disfatës me Finlandën, që erdhi shumë e hidhur për shkak të gabimeve që kushtuan shtrenjtë. Të besuarit e Rolando Maran për pasojë humbën vendin e parë. Pozicion ku pretendojnë të kthehen nesër, duke patur edhe një sy te përballja tjetër e grupit mes Bjellorusisë dhe Finlandës. Para dueli në konferencë për shtyp janë trajneri Maran, por edhe sulmuesi Rey Manaj. LEXO edhe...Elia Caprile te Shqipëria? Mediat italiane: Rregullorja e FIFA-s pengon portierin e Cagliari-t të vishet kuqezi Në përditësim ... Futbollisti Rey Manaj Trajneri Rolando Maran Kundërshtar shumë i lehtë, detyrë fitorja edhe me goleadë. Impenjimi i lojtarëve në këto ndeshje, si e vlerësoni? “Kur dëgjoj ndeshje e thjeshtë rrënqethem sepse s'ka asnjë ndeshje të thjeshtë. Mund të ketë ndeshje më pak impenjative, por nuk ka ndeshje të thjeshtë,"-tha fillimisht Maran Kush do të luajë në portë neser? Ata që gabojnë i dënoni apo u jepni një shans të dytë? “Mund të gabojnë të gjithë, por të portierët është pak më vendimtare. Nuk mund të kem të gatshëm berishën,. Por edhe alen sherri që doli me probleme muskulare nga Finlanda. Do të luajë Mario Dajsinani dhe kam shumë besim te ai.” Ne.k./ReportTv.al San Marino Liga e Kombeve kombetarja shqiptare Rey Manaj Rolando Maran Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 21.7% Nuk e di 7.1% Vota total: 2188 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
