Lajme Zone
“Ndaj San Marinos të futemi në fushë në mënyrën e duhur”, Manaj: Të mbyllim shpejt llogaritë, pres shumë nga vetja
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Ndaj San Marinos të futemi në fushë në mënyrën e duhur”, Manaj: Të mbyllim shpejt llogaritë, pres shumë nga vetja

Shqipëria do përballet me San Marinon në Nations League. Para këtij takimi, sulmuesi kuqezi, Rey Manaj bëri vlerësimin e tij.

Shqipëria do përballet me San Marinon në Nations League. Para këtij takimi, sulmuesi kuqezi, Rey Manaj bëri vlerësimin e tij. “Ndeshjen me San Marinon varet si e marrim. Është një kundërshtar i lehtë, por varet si do futemi në fushë. Pas ndeshjes në Finlandë, është ndeshje e lehtë. Ne do futemi që na fillimi për ta mbyllur ndeshjen dhe për të marrë fitoren. Për ne kryesore është të shënojmë. Nuk ka rëndësi nëse vjen nga goditjet standarde apo me aksion. Rëndësi ka të shënojmë dhe të fitojmë. Të gjithë lojtarët e ndjekin trajnerin. Tani çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresoj të jemi në maksimum për ndeshjet kualifikuese të Europianit. Besoj se sa më shumë gola të bëjmë, do jemi më të lumtur. Duhet të futemi në fushë fort dhe të mendojmë nga fillimi për të zhbllokuar. E kemi parë me Andorrën, ekip më i dobët se ne, por shënuam vonë. Shpresojmë të shënojmë më shumë se ekipet e tjera. Me të gjithë lojtarët loja shkon mirë. Grupi është shumë i mirë dhe është përmirësuar. Çdo lojtar që zgjedh trajneri, mendon për ekipin para gjërave personale. Dëshira do ishte e madhe ta thyej rekordin e golave këtë ndeshje. Megjithatë, rëndësi ka që ekipi të fitojë. Vitin e fundit kam bërë 5 gola. Në të kaluarën nuk kam qenë stabël, edhe për shkak dëmtimesh. Gjërat po shkojnë mirë tani.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb