Trajneri i kombëtares, Maran doli në konferencë para ndeshjes ndaj San Marinos. “Kur dëgjoj fjalën e thjeshtë, më vjen të rrëqethem. Nuk ka ndeshje të thjeshta në futboll. Në ndeshjen ndaj San Marinos e ulëm ritmin. Luajtëm mirë në fillim, por ishte një lloj llogarie. Mendoj se kemi bërë progres të mirë nga ndeshja e parë. Pasi siguruam rezultatin ndaj San Marinos, bëmë ndryshime për të menaxhuar lodhjen. Kjo na shërbeu për ndeshjen ndaj Finlandës. Qëllimi im është që skuadra të tregojë atë që punojmë në stërvitje. Nuk është gjithmonë e lehtë për tu gjetur kimia në grup, por besoj se ia kemi dalë. Dëshirën për përmirësim e kam parë të lojtarët.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

