Tensionet në Tiranë zhvendosen te selia e Partisë Demokratike. Shumë protestues kanë hyrë në godinën e opozitës për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë, por efektivët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës në oborr, kanë ndaluar disa persona dhe kanë vendosur një kordon te porta e jashtme. Një tjetër përplasje e fortë mes protestuesve dhe policisë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në selinë qendrore të Partisë Demokratike, ku forcat e rendit kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës gjatë përpjekjes për të shoqëruar disa persona.
Shumë protestues, të cilët po ndiqeshin nga efektivët në rrugët përreth, kanë hyrë në selinë e PD-së për t'iu shmangur policisë. Ndjekja ka vijuar deri në ambientet e jashtme të godinës, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës në oborr. Disa protestues te selia e PD Ndërhyrja ka shkaktuar tensione të menjëhershme dhe ka nxjerrë jashtë godinës deputetë të Partisë Demokratike. Situata është përshkallëzuar ndërsa policia ka vijuar përpjekjet për të shoqëruar personat që po ndiqte. Disa persona janë ndaluar gjatë ndërhyrjes. Në të njëjtën kohë, efektivët kanë krijuar një kordon policor te porta e jashtme e selisë së PD-së, duke bllokuar hyrjen dhe duke mbajtur pozicionet përballë godinës. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ambulancë, ndërsa gazi lotsjellës ka përfshirë oborrin ku pak më parë kishin hyrë protestuesit.
Ngjarja vjen në një mbrëmje kur policia po ndjek dhe po përpiqet të shpërndajë grupe demonstruesish në disa zona të Tiranës. Pak më herët, përplasjet ishin zhvendosur në Rrugën Bardhyl dhe te kryqëzimi i QSUT-së, ku forcat e rendit kishin përdorur gaz lotsjellës për të ndalur marshimin.
Gjatë ditës, protestuesit janë përballur me policinë në Sheshin Skënderbej, pranë Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe në akse të tjera të kryeqytetit. Pas ndërhyrjeve me gaz dhe ujëhedhëse, demonstruesit janë shpërndarë në grupe dhe kanë vijuar lëvizjen nëpër rrugët e qytetit. pd 6ad512f4d5330 screenshot 51 1 Komente � Ça janë këta karagjozë? 18 Tetor 2026, 20:57 Para pak çastesh doli B.Këlliçi Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Policia u zë pritë protestuesve te kryqëzimi i QSUT-së, gaz lotsjellës dhe përplasje; sulmohet një filial banke 18 Tetor 2026, 20:3020:30Aktualitet Nuk ndalen protestuesit, marshojnë në rrugët e Tiranës dhe bëjnë thirrje për largimin e Ramës 18 Tetor 2026, 20:0820:08Aktualitet Video/ Komisariati nr.3 fushë beteje, momenti kur protestuesit përplasen me efeketivët 18 Tetor 2026, 19:4919:49Aktualitet Gjendje ‘lufte’ në Kryeqytet, policët përdorin plumba gome, protestuesit u përgjigjen me fishekzjarre! 18 Tetor 2026, 19:3519:35Aktualitet Protestuesit rikthehen te selia e PS-së, sulmojnë godinën me gurë dhe molotovë 18 Tetor 2026, 19:1819:18Aktualitet Tirana nën pushtetin e tymit dhe zjarrit, i vihet flaka Ministrisë së Brendshme 18 Tetor 2026, 19:1419:14Aktualitet

