Lajme Zone
Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi
TeknologjiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi

Një telefonatë e rreme për një sulm terrorist dhe lëndë të rrezikshme në një shkollë 9-vjeçare ka vënë në lëvizje mëngjesin e sotëm Policinë e Tiranës, Njësinë Antieksploziv dhe Njësinë Antiterror.

Një telefonatë e rreme për një sulm terrorist dhe lëndë të rrezikshme në një shkollë 9-vjeçare ka vënë në lëvizje mëngjesin e sotëm Policinë e Tiranës, Njësinë Antieksploziv dhe Njësinë Antiterror. Sipas Policisë së Shtetit, specialistët e Njësisë Antiterror kanë arrestuar Mandi Jatagani, 47 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të datës 14 shtator 2026, kur 47-vjeçari dyshohet se ka telefonuar Policinë e Tiranës duke pretenduar se në një shkollë 9-vjeçare kishte lëndë të shkatërrimit në masë dhe rrezik terrorist. Pas sinjalizimit, forcat e Policisë kanë kryer kontrollet dhe verifikimet e nevojshme në ambientet e shkollës. Nga kontrollet rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe nuk u gjetën lëndë të rrezikshme. Sipas hetimeve, Jatagani dyshohet se e ka publikuar të njëjtin informacion të rremë edhe në rrjetet sociale, duke shtuar përhapjen e alarmit.