Lajme Zone
Braçe: Gjyqtarët të na kërkojnë ndjesë, vendimi i tyre ka marrë kompetencat e Kuvendit
PolitikëEuronews Albania

Braçe: Gjyqtarët të na kërkojnë ndjesë, vendimi i tyre ka marrë kompetencat e Kuvendit

Deputeti socialist, Erion Braçe këtë të hënë gjatë fjalës tij në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ka folur me çështjen e pagave të gjyqtarëve. Sipas tij, vendimi i KLGJ-së dhe KLP-së ka shkelur hapur atributet kushtetuese të Kuvendit dhe deputetëve për caktimin e pagave.

Deputeti socialist, Erion Braçe këtë të hënë gjatë fjalës tij në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ka folur me çështjen e pagave të gjyqtarëve. Sipas tij, vendimi i KLGJ-së dhe KLP-së ka shkelur hapur atributet kushtetuese të Kuvendit dhe deputetëve për caktimin e pagave. Braçe theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i jep të drejtë KLGJ-së dhe KLP-së që të caktojnë vetë rrogat e magjistratëve, por ia ngarkon këtë detyrë Parlamentit. “Shiko kryetar, unë do ta mbështesja kërkesën e zotit Lleskaj, vetëm me një kusht. Në qoftë se ata që përbëjnë KLGJ-në dhe KLP-në do vinin këtu para këtij komisioni dhe t’i kërkonin ndjesë minimalisht deputetëve të këtij komisioni, në qoftë se e ndjejnë ta bëjnë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po të paktën deputetëve të këtij komisioni që ka atributet kushtetuese për caktimin e rrogave të tyre. Vendimi i tyre, jo që nuk ka pyetur fare për këtë atribut kushtetues të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po ka marrë kompetencat e drejtpërdrejta të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i kërkon KLGJ-së dhe KLP-së të me caktojë rrogën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. I kërkon Parlamentit të caktojë rrogën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ai akt që ata kanë bërë, jo vetëm që nuk ka bazë ligjore, por është edhe akt i kallëzueshëm”, tha ai.