Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh. Sipas raportimeve të policisë, ka humbur jetën 69-vjeçari Xhemal Çela, i cili po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga një automjet tip “Audi”, me targa AA 089 DJ, i drejtuar nga shtetasi A.G. 18 vjeç. Pas përplasjes fatale, mësohet se i moshuari është transportuar në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar drejt Traumës, ku nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Njoftimi i plotë i Policisë: Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
