Nga data 8 shtator deri më 17 shtator Tirana është duke pritur kampionatin evropian të Universiteteve që ka bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar rreth 1600 studentë. Në garat që zhvillohen në disiplina dhe sporte të ndryshme janë 400 universitete në të gjithë kontinentin, ndërsa deri më tani ka rezultuar një nivel i lartë përgatitjesh. Studentët të cilët marrin pjesë janë duke garuar në disiplinat xhudo, karate, kickboxing dhe taekwondo. LEXO edhe...Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta Aktualisht janë duke u zhvilluar garat në sportet e xhudos dhe kickboxing. Për Shqipërinë Melos Gashi është shpallur kampion në karate dhe ka siguruar medaljen e artë. Gashi realizoi një paraqitje të shkëlqyer, duke regjistruar pesë fitore radhazi ndaj përfaqësuesve të Irlandës, Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Jo vetëm Gashi, por Shqipërinë deri më tani e ka nderuar edhe Mal Sahiti, i cili rrëmbeu medalje të artë në taekwondo në kategorinë +74 deri në 80 kilogramë. Në total janë 36 shtete që garojnë në Tiranë, ndërsa sportistët marrin pjesë në 83 kategori të ndryshme djem dhe vajza. Ne.k./ReportTv.al kampionati evropian i sportit universitar melos gashi Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7901 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
