Lajme Zone
‘KAYO’, opozita: PS të pranojë ngritjen e komisionit hetimor! Berisha: Roni Yeffet, varianti joshqiptar i Agasit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘KAYO’, opozita: PS të pranojë ngritjen e komisionit hetimor! Berisha: Roni Yeffet, varianti joshqiptar i Agasit

PD i kërkon maxhorancës të mos refuzojë ngritjen e komisionit hetimor për KAYO-n dhe hetimin parlamentar mbi skemën e supozuar të trafikimit të armëve pas audiopërgjimeve të Roni Yeffet, të publikuara nga Arben Ahmetaj. Sali Berisha tha se Yeffet është një element i zhixhirit mafioz të drejtuar sipas tij, nga Edi Rama.

Opozita i kërkoi maxhorancës të pranojë ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e KAYO-s, e depozituar zyrtarisht prej saj pas shfaqjes së disa audiopërgjimeve nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ku pretendonte një bisedë të biznesmenit amerikano-izraelit Roni Yeffet me dy persona të tjerë për trafik armësh përmes Shqipërisë. Demokratët kërkojnë përgjigje mbi mënyrën se si janë përzgjedhur partnerët e KAYO-s, mes të cilëve Roni Yeffet, kontratat e lidhura, kontrolli shtetëror mbi aktivitetin, importi dhe eksporti i armëve, si dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe interesit të sigurisë kombëtare. LEXO edhe...Dita e parë e shkollës, PD: Arsimi jashtë çdo standardi, ja 4 mashtrimet e qeverisë Por, ata shkojnë edhe më tej duke kërkuar përgjigje edhe mbi lidhjet të mundshme të Yeffet me kompleksin e sekuestruar në pronësi të Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar nga SPAK, “Equos Resort”. Paralelizmin, mes të dyve, e bëri Sali Berisha edhe në një konferencë për mediat, duke shtuar se përgjegjësi kryesor i aferës së pretenduar është kryeministri Edi Rama. “Roni Yeffet, që është varianti joshqiptar i Ergys Agasit, përbën dhe ai një element tjetër në zinxhirin e akteve mafioze të Edi Ramës. Ai ishte një denoncim i një rëndësie të jashtëzakonshme, në të cilin provohet se një vend anëtar i NATO-s merret me punë të pista armësh”, tha Sali Berisha. Debati vijoi edhe në komisionin e jashtëm ku opozita akuzoi se kjo çështje do të dëmtojë procesin e integrimit. “Besoj që kemi të drejtë që të kërkojmë nëse kjo ndodh vërtetë, ku ndodh në cfarë vendesh”, tha Edmond Haxhinasto. “Lidhet me dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe padyshim mund të jetë dhe një nga çështjet që mund të afektojë edhe procesin e integrimit", tha Tritan Shehu. "Jam i bindur që askush nuk ka bërë asnjë krim deri më sot, aq më pak ndaj BE. Megjithatë koha do iu tregojë se si është e vërteta. Ajo që ka thënë ministri, përfaqësues të ministrisë së mbrojtjes, kolegë të qeverisë, është pjesë e një transparence shumë të detajuar që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, iu përgjigj Igli Hasani. Një ditë më parë ministri Mbrojtjes, Ermal Nufi i quajti fantazi të trilluara dhe akuza politike debatet e fundit për skemën e supozuar të trafikimit të armëve përmes kompanisë “KAYO”. Nufi e konsideroi industrinë e mbrojtjes, prioritet të sigurisë kombëtare. SI.E./ReportTv.al ergys agasi Ron Yeffet PD kayo sali berisha Edmond Haxhinasto TRITAN SHEHU komisioni i jashtem igli hasani Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7901 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?