Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”, ku përplasja e fortë mes dy automjeteve ka shkaktuar plagosjen e tre personave.
Nga të dhënat paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen”. Përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të lënduar tre persona.
Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ndërsa ekspertët e qarkullimit rrugor kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe dinamikën e përplasjes.

