Lajme Zone
Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK në sektorin ku mbahet Ergys Agasi
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit, në sektorin ku mbahet i izoluar biznesmeni Ergys Agasi, me urdhër të SPAK.

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit, në sektorin ku mbahet i izoluar biznesmeni Ergys Agasi, me urdhër të SPAK.

Gjatë kontrollit, në ambientet e kuzhinës së sektorit ku qëndron Agasi janë gjetur dhe sekuestruar pije alkoolike, si dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë marrë nga autoritetet dhe do t’i nënshtrohen ekspertimit për të përcaktuar funksionin dhe përdorimin e tyre.

Agasi u arrestua pak javë më parë në Durrës, pas më shumë se tetë muajsh në arrati. Ai akuzohet nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale, ndërsa hetimi lidhet me dyshimet për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Biznesmeni është cilësuar në dosjen hetimore edhe si një prej figurave me ndikim të rëndësishëm në prapaskenat e pushtetit.