Lajme Zone
“Lavatriçja për njerëzit” hyn në përdorim real, Japonia nis shitjen e shpikjes që lan dhe than trupin në 15 minuta
TeknologjiGazeta Tema

“Lavatriçja për njerëzit” hyn në përdorim real, Japonia nis shitjen e shpikjes që lan dhe than trupin në 15 minuta

Një prej shpikjeve më të pazakonta të prezantuara në Japoni po kalon nga faza e demonstrimit në përdorim real. Bëhet fjalë për “Mirai Human Washing Machine”, një pajisje që premton të lajë dhe thajë të gjithë trupin e një personi në rreth 15 minuta.

Një prej shpikjeve më të pazakonta të prezantuara në Japoni po kalon nga faza e demonstrimit në përdorim real. Bëhet fjalë për “Mirai Human Washing Machine”, një pajisje që premton të lajë dhe thajë të gjithë trupin e një personi në rreth 15 minuta.

Shpikja japoneze, e cila tërhoqi vëmendje të madhe gjatë Expo 2025 në Osaka, tashmë ka nisur të shitet komercialisht. Më 5 gusht 2026, kompania Yamada Holdings njoftoi se “Mirai Human Washing Machine” do të ofrohet për përdorim profesional, veçanërisht në sektorin e kujdesit për të moshuarit. Pajisja do të jetë e disponueshme përmes rrjetit të dyqaneve Yamada Denki, Best Denki dhe Matsuyadenki.

Makineria është zhvilluar nga kompania japoneze Science dhe funksionon si një lloj kabine ku personi shtrihet ose qëndron gjatë procesit të larjes. Teknologjia përdor flluska shumë të imta uji për të pastruar trupin, ndërsa procesi përfn edhe me tharjen.

Sipas kompanisë Science, i gjithë procesi është konceptuar për të përfunduar brenda 15 minutash, duke kombinuar pastrimin e trupit me një eksperiencë relaksuese. Pajisja monitoron gjithashtu të dhëna të përdoruesit dhe synon të krijojë një përvojë më të personalizuar gjatë larjes.

Pajisja nuk është një koncept i mbetur vetëm në laborator. Që në shkurt 2026, Yamada Holdings kishte nisur demonstrimin, përvojën e përdorimit dhe shitjen e saj në një prej dyqaneve të mëdha në Tokio. Çmimi i deklaruar është rreth 60 milionë jen, përfshirë instalimin standard dhe mirëmbajtjen e vitit të parë.

Ndërkohë, në fund të korrikut u njoftua edhe instalimi i “Mirai Human Washing Machine” në një kompleks hoteli dhe spa në Osaka, duke treguar se shpikja po synon të zgjerohet përtej ekspozitave teknologjike dhe të përdoret në ambiente reale.

Për momentin, kostoja e lartë e pajisjes e bën atë larg një produkti të zakonshëm për familjet, por zhvilluesit shpresojnë që teknologjia të gjejë përdorim sidomos në kujdesin për të moshuarit dhe në sektorin e mirëqenies.