Lajme Zone
“Iku një pjesë e shpirtit tim”/ Genta Ismajli humb babain, dedikimi prekës i këngëtares
KulturëGazeta Tema

“Iku një pjesë e shpirtit tim”/ Genta Ismajli humb babain, dedikimi prekës i këngëtares

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po përjeton një nga momentet më të vështira të jetës së saj, pas ndarjes nga jeta të babait.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po përjeton një nga momentet më të vështira të jetës së saj, pas ndarjes nga jeta të babait.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa fotografi të të atit, mes tyre edhe një kujtim të vjetër familjar.

Në dedikimin e saj, Genta shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e babait, duke shkruar se bashkë me të është larguar edhe një pjesë e shpirtit të saj.

“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”, shkruan këngëtarja.

Ajo shprehet se do ta kërkojë të atin në çdo sekondë të jetës së saj, në çdo hap dhe në çdo sukses, ndërsa e quan atë engjëllin e saj mbrojtës.

“Pusho në paqe bab. Të dua dhe do të të dua gjithmonë”, përfn dedikimin e saj Genta.