Lajme Zone
Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok
BotëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur armatim dhe uniforma ushtarake me simbole të flamurit serb në fshatin Dren të Zubin Potokut, në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetarit që ka pretenduar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka gjetur armatim dhe uniforma ushtarake me simbole të flamurit serb në fshatin Dren të Zubin Potokut, në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetarit që ka pretenduar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Sipas një videoincizimi që ka siguruar Telegrafi, shihen armët dhe pajisjet e gjetura gjatë aksionit të zhvilluar të martën. Zhvillimi i fundit vjen në kohën kur institucionet po hetojnë pretendimet e Rashkoviqit, i cili ka deklaruar se është keqtrajtuar nga zyrtarët policorë.Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur më 11 gusht se policia nuk kishte informacione se pjesëtarët e saj kishin rrahur dikë, por se për rastin ishte njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.Lidhur me këto pretendime, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare dhe ka filluar mbledhjen e informacioneve.Sipas raportimeve, zyrtarët e IPK-së e kanë intervistuar Rashkoviqin në spital për të sqaruar rrethanat e rastit.Vetë Rashkoviqi, për mediat në gjuhën serbe, kishte dhënë një version që dallonte në disa detaje nga ai i paraqitur nga Lista Serbe. Ai tha se, pasi ishte lidhur në pyll, policët e kishin liruar dhe se më pas ishte kthyer vetë në shtëpi. Sipas tij, në vendngjarje kishin qenë tre policë, por vetëm njëri prej tyre e kishte rrahur.Nga ana tjetër, kryetari i Listës Serbe dhe drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Elek, ka bërë të ditur se Rashkoviq është transferuar për trajtim në Beograd.Ndërkaq, pa përfunduar ende hetimet e institucioneve të Kosovës dhe pa u publikuar rezultatet e Inspektoratit Policor të Kosovës, zyrtarët serbë e paraqitën rastin si një dëshmi të “dhunës sistematike” ndaj serbëve në Kosovë. Brenda pak orësh, reaguan Lista Serbe, drejtues të institucioneve serbe në veri, mediat në Serbi dhe vetë presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili e vizitoi Rashkoviqin në Beograd. Pretendimet për rrahje dhe keqtrajtim u shndërruan menjëherë në një temë qendrore në diskursin politik serb./Telegrafi. Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms