Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Fethiyes, në jugperëndim të Turqisë, ku një anije turistike me 115 persona në bord është përfshirë nga flakët gjatë një udhëtimi ditor. Me përhapjen e shpejtë të flakëve, pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë, veshën jelekët e shpëtimit dhe u hodhën në det. LEXO edhe...Aktivistja turke u arrestua në Shqipëri, avokatët përpiqen të ndalin ekstradimin drejt Turqisë, flet partneri: Nëse përfn në burg nuk do ta shohim më! Në ndihmë të tyre ndërhynë menjëherë Roja Bregdetare, policia detare, shërbimet e sigurisë bregdetare, si edhe anije të tjera që ndodheshin pranë zonës. Pasagjerët u nxorën në breg, ku u kontrolluan nga ekipet mjekësore. Sipas raportimeve fillestare, nuk ka viktima. Agjencia turke AA raportoi se ekipet e emergjencës evakuuan 107 persona, ndërsa mediat lokale thanë se në anije ndodheshin gjithsej 115 persona. Flakët përfshinë pothuajse të gjithë anijen, duke i shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa sipas raportimeve ajo më pas nisi të fsej. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. U.D/E.H/ReportTv.al anije turistike fethiye turqi Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.2% Jo 51.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4430 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
