Foto ilustruese/ Bastet ilegale e rrënuan imazhin e policisë, e bënë njësh me krimin Nuk është thjesht një treg që funksionon pa licencë. Është një strukturë që ka gërryer nga brenda institucionin që betohet ta luftojë. Bastet ilegale nuk e kanë thyer Policinë e Shtetit me armë; e kanë blerë me para, e kanë futur në listëpagesa dhe e kanë kthyer në një hallkë të vetes. Kjo është ajo që i ka mbetur sot policisë nga tetë vite treg i zi: një imazh i shkatërruar dhe një emër që ecën krah për krah me krimin.
Aksionet e fundit kanë rrëzuar kartelet e kokainës, kanë sekuestruar pasuri qindra milionë euro dhe kanë mbyllur disa nga call center-at mashtrues në kullat e Tiranës. E njëjta dorë që ndjek ngarkesat e drogës drejt Europës dhe thyen rrjetet e mashtrimit online nuk lëviz asnjë gisht kur fjala vjen për bastet. Tregu punon hapur, në cepa pallatesh, në lokale që duken si kafene sportive, në platforma që mbyllen dhe rihapen brenda ditës me adresa të reja.
Kjo nuk shpjegohet me mungesë kapaciteti. Shteti ka treguar se di të infiltrojë, të gjurmojë dhe të godasë. Te bastet, nuk lëviz as gishti.
Si funksionon piramida
Tregu i basteve në të zezë është ndërtuar si piramidë me tri fasha. Në majë qëndron kompania që organizon lojën. Në mes janë bosët e qyteteve. Në bazë janë lokalet, parazitët e lagjes dhe individët që sjellin lojtarët.
"Bosët" e qyteteve kontrollojnë territore të përcaktuara mirë; një rajon, një qytet, një rreth, një lagje. Në Tiranë, ku popullsia është më e madhe, ndarja bëhet me zonë. Këta njerëz dyshohet se janë të lidhur me krimin, me aktivitete të ligjshme e të jashtëligjshme, dhe kanë prezencë të fortë në terren përmes lidhjeve me forcat e rendit, me politikën dhe me administratën. Në disa raste, janë pjesë e krimit të organizuar dhe orientojnë edhe votën në zgjedhje.
E gjithë Shqipëria është e ndarë mes tyre. Ekziston një marrëveshje e heshtur që askush të mos hyjë në territorin e tjetrit. Kjo ka ruajtur një paqe të brishtë. Kur ajo paqe thyhet, thyhet me gjak.
Janë pikërisht këta persona që investojnë në infrastrukturë përmes njerëzve me influencë në lagje. Këta të fundit hapin lokale që në dukje janë bare normale. Kompania e bosit investon edhe në arredimin e lokalit. Pronari merr rolin e menaxherit, hap një user në platformë dhe administron lojtarët. Lojtarët kontaktojnë vetëm menaxherin kur duan kredit ose kur fitojnë dhe marrin paratë. Shlyerjet me kompaninë e të fortit të lagjes bëhen një herë në dy javë ose një herë në muaj. Bastet ilegale, "gangrena" që po i bën ballë Policisë dhe SPAK-ut
23 Qershor, 12:59 Policia e Shtetit brenda lojës
Asnjë rrjet i këtij lloji nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e uniformave blu. Sipas burimeve të sigurta, disa komisariate të Tiranës janë rregullisht në listëpagesat e organizatorëve të basteve. Shefat dhe OPGJ-të e komisariateve të Tiranës janë të përfshirë direkt në bastet ilegale. Kjo shpjegon pse në zemër të kryeqytetit, në zona ku konfliktet me armë për kontrollin e territorit nuk kanë munguar, policia ka qenë inekzistente. Për vite me radhë, asnjë kontroll, asnjë bastisje, asnjë arrestim që të prekte shtresat e sipërme të këtij rrjeti.
Vetëm arrestime sporadike. Vetëm ushtarë të vegjël, për të prodhuar statistika boshe. Bosët e vërtetë vazhdonin punën.
Këtu qëndron thelbi i asaj që i ka ndodhur Policisë së Shtetit. Nuk është thjesht se ka dështuar ta luftojë tregun e basteve ilegale. Është se është bërë pjesë e tij. U është shitur atyre. Bastet ilegale janë faktori më i fortë që ka rrënuar imazhin e policisë, duke e bërë atë njësh me krimin e rëndomtë. Ky është çmimi që institucioni ka paguar; nuk ka më besim, nuk ka më autoritet, nuk ka më distancë nga ata që betohet se i ndjek. Madje shumica e policëve dhe opgj janë të fotografuar në ambiente të përbashkëta me bosët e llotove. Parodi/ Bastet: 500 mln euro humbje, dhjetra të vrarë, pastrim parash në beton; pas 8 vitesh... Rama: Po i “rregullojmë”
11 Mars, 22:02 500 milionë euro humbje
Sipas të dhënave nga hetimet, vetëm nga bastet pa licencë, buxheti i shtetit ka humbur 40 deri 50 milionë euro në vit. Gjithsej, afro 500 milionë euro për këtë periudhë 8-vjeçare. Të tjera burime e çojnë humbjen nga taksat e munguara në 80 deri 100 milionë euro në vit, ndërsa qarkullimi i përgjithshëm i tregut mund të shkojë deri në 500 milionë euro në vit.
Para që mund të kishin shkuar për pensione, për shëndetësi, për arsim. Në vend të kësaj kanë përfunduar në xhepat e bosëve të krimit, në kullat e tyre, në jetën luksoze dhe në financimin e fushatave elektorale. Bastet nuk kanë ushqyer vetëm krimin. Kanë ushqyer edhe politikën.
Kur flet për bastet ilegale në Shqipëri, flet për gjak. Eliminimi i figurës qendrore që mbante tregun nën kontroll ishte vetëm maja e ajsbergut. Pas tij, konfliktet për ndarjen e tregut kanë lënë viktima në heshtje. Vrasje që as nuk janë hetuar siç duhet, sepse në çdo skaj të këtij biznesi qëndron një uniformë që sheh nga ana tjetër ose një politikan që merr pjesën e vet.
58 faqe online dhe emrat që të gjithë i dinë
Hetimi përfshin të paktën 58 faqe online që operojnë pa licencë, të regjistruara si pjesë e një hetimi penal të veçantë. Verifikimet janë shtrirë edhe mbi subjekte fizike që kanë funksionuar si pika bastesh pa leje.
Në listën e subjekteve të evidentuara shfaqen “333”, “CR7”, “B3T”, “03”, “Arena”, “Modig”, “Trodo Caffe”, “Fair Play Bast”, “Barcelona”, “Viena”, “Reali” “+44 lounge“ “Dua”. Këto subjekte funksionojnë hapur, në cepa pallatesh dhe në telefona, pa u shqetësuar nga asnjë aksion i "kolegëve" të tyre nga Policia e Shtetit.
Emrat e pikave të basteve që operojnë pa licencë janë të njohur për të gjithë. Mund të gjenden kudo në kryeqytet.
Nga “Fundi i Marrëzisë” te boshllëku i ligjit
Historia e këtij dështimi nis në tetor të vitit 2018. Kuvendi miratoi ligjin që ndaloi totalisht lojërat e fatit me efekt nga 1 janari 2019. U mbyllën 4.214 pika bastesh në të gjithë territorin përmes aksionit të quajtur “Fundi i Marrëzisë”. Kryeministri premtoi se asnjë qepen nuk do të ngrihej më për baste.
Pesë vjet më vonë, në mars 2023, ai vetë e pranoi dështimin me fjalët “nuk kemi mundur ta ndalim” dhe njoftoi rikthimin e basteve sportive vetëm online. Argumenti: formalizimi ishte më efektiv se lënia në të zezë. Premtimi u kthye në ligj në vitin 2024. Dy vjet më pas, ai ligj mbetet i pajetë, pasi aktet nënligjore nuk janë miratuar ende.
Rezultati është një boshllëk i rrezikshëm. Shqipëria nuk e ka më tregun e ndaluar plotësisht si në vitin 2019, por nuk ka ende as tregun e licencuar dhe të monitoruar që i premtoi ligji i vitit 2024. Mes këtyre dy gjendjeve rrjedh e gjithë paraja në të zezë.
Tani, pas 8 vitesh, Këshilli i Ministrave miratoi aktin e parë nënligjor për rihapjen e basteve sportive online. Platformë e centralizuar, thanë. Identifikim i lojtarëve, thanë. Monitorim i transaksioneve në kohë reale, thanë. E pastaj shtynë edhe 30 ditë të tjera hyrjen në fuqi, për t’u dhënë kohë atyre që duhet të “rregullojnë” punët e tyre para se të fillojë kontrolli i vërtetë.
Pse nuk u bë kjo 8 vjet më parë? Pse u desh të vriteshin njerëz, të humbnin miliarda, të ngriheshin kulla me para të pista, që shteti të vendoste “rregulla”? Baste ilegale, call-center, trafik droge dhe tenderë/ Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?
15 Gusht, 12:41 Tani që tregu po hapet, tani që do të ketë licenca, tani që transaksionet do të monitorohen, kush do të marrë licencat e para? Ata që e mbajtën tregun peng për 8 vjet, apo të tjerë që presin prej kohësh radhën?
Investimet strategjike që u ngritën me paratë e basteve, kullat, rezidencat, kartelet e kompanive, a do të preken një ditë? Apo dikush do të pyesë një herë se me çfarë parash u ndërtuan? /Pamfletibastet ilegal policia e shtetit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Afera "4IG" alarmon çetën e Orban, ministri që i hapi dyert Gellért Jászai arratiset në Zvicër; shtohen ethet te 'One Albania' 3 Tetor 2026, 16:4016:40Dosja e zezë Si u katapultua Laura Saro (Plaku) në krye të AIDA-s? Paratë e Bankers, betoni i Peqinit dhe rrjeti i bizneseve familjare në Londër 2 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë SPAK tek dera e ARRSH-së: Aferat korruptive të Ami Kozelit dhe pazaret për rrugët me oligarkët e betonit 1 Tetor 2026, 19:0019:00Dosja e zezë Shkodra nën kazmën e Blendi Gonxhes: Endri Haxhiu spastron specialistët që penguan shkatërrimin, “Kafja e madhe” shkon në SPAK 1 Tetor 2026, 12:4712:47Dosja e zezë Po çfarë janë këto monstra mor aman: Vjehrri mohoi baxhanakun, dhëndri mohon kushëririn! 30 Shtator 2026, 13:5713:57Dosja e zezë Pse PS e flaku Gysin e Vlorës: Sinjalet e Taulantit dhe lufta e klaneve për kupolën e partisë 30 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë

