Lajme Zone
6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

Lidhur me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekes së pavijonit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe drejtoreshës së kopshtit.

Spitali i Korçës Policia bën me dije se gjashtë fëmijët, të gjithë nga i njëjti kopsht, janë paraqitur në spital gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme me simptoma të ngjashme gastrointestinale... Policia ka reaguar lidhur me helmimin e gjashtë fëmijëve të mitur në kopshtin “Palermoja” në Korçë, të cilët u paraqitën në spital me simptoma të njëjta gastrointestinale.

Lidhur me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekes së pavijonit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe drejtoreshës së kopshtit.

Sipas njoftimit zyrtar, procedimi ndaj tyre është regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia bën me dije se gjashtë fëmijët, të gjithë nga i njëjti kopsht, janë paraqitur në spital gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme me simptoma të ngjashme gastrointestinale.

Sipas autoriteteve, mjekja 57-vjeçare e Pediatrisë dyshohet se nuk ka njoftuar Policinë për rastin, pavarësisht paraqitjes së fëmijëve me simptoma të njëjta. Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëmijë në Korçë përfjnë në spital 3 Tetor, 18:47 Ndërkohë, drejtoresha 60-vjeçare e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin e saj funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset:

E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;

M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.

Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.

Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.helmim korce femije 1 Komente B Bashkimi bën fuçinë 3 Tetor 2026, 23:04 Procedimi i mjekes: kur një detyrim epidemiologjik shndërrohet, pa shpjegim, në detyrim për të njoftuar Policinë Njoftimi i Policisë së Korçës për procedimin penal të mjekes së Pediatrisë është shqetësues jo vetëm për mënyrën si ekspozohet publikisht një profesioniste, por edhe për varfërinë e dukshme të arsyetimit juridik që i jepet publikut. Sipas Policisë, mjekja dyshohet për “shpërdorim detyre” sepse, pasi në spital janë paraqitur gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht me simptoma të ngjashme gastrointestinale, “nuk ka njoftuar Policinë”. Mirëpo ligji nuk zbatohet sipas asaj që një institucion mendon se duhej të kishte bërë një mjek; duhet të ekzistojë një normë që ia ngarkon atij konkretisht atë detyrë.

Dhe këtu fillon problemi. Ligji nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, në nenin 5, përcakton se kur ekziston një rast që duhet raportuar, mjeku “raporton pranë Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Epidemike dhe autoriteteve vendore të shëndetit publik”. Ligji përcakton edhe afatet dhe mundësinë e njoftimit të menjëhershëm kur rasti vlerësohet urgjent. Policia nuk figuron në këtë dispozitë si marrësi i raportimit epidemiologjik. ishp.gov.al

Kjo nuk është një çështje interpretimi të lirë. Në listën zyrtare të ngjarjeve të raportueshme gjendet shprehimisht “Helmim ushqimor”, për të cilin përcaktohet raportimi i menjëhershëm, brenda 24 orëve, nëpërmjet survejancës së rastit dhe survejancës së bazuar në ngjarje. Pra, gjashtë fëmijë të së njëjtës strukturë me të njëjtën sindromë gastrointestinale janë pikërisht një situatë që kërkon alarm epidemiologjik, hetim të burimit të përbashkët, verifikim të ushqimit dhe ndërhyrjen e strukturave të shëndetit publik. ishp.gov.al

Nëse mjekja nuk e ka bërë këtë raportim epidemiologjik, atëherë kjo duhet verifikuar dhe përgjegjësia duhet trajtuar sipas ligjit përkatës. Madje ligjvënësi ka parashikuar shprehimisht edhe pasojën: neni 35 i ligjit nr. 15/2016 përcakton se mosraportimi sipas nenit 5, kur nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë. Kjo tregon se sistemi juridik e njeh saktësisht detyrimin epidemiologjik, institucionet kompetente dhe mekanizmin e përgjegjësisë. ishp.gov.al

Policia, megjithatë, nuk thotë se mjekja nuk njoftoi shëndetin publik. Ajo e motivon procedimin me faktin se mjekja nuk njoftoi Policinë. Atëherë duhet treguar norma tjetër, ajo që e shndërron këtë situatë klinike në një rast ku pediatri ka detyrim të bëjë kallëzim penal.

As neni 282 i Kodit të Procedurës Penale nuk mund të lexohet sikur e krijon automatikisht këtë detyrim. Teksti fillon pikërisht me kushtin: “Personeli mjekësor që është i detyruar ligjërisht të bëjë kallëzim...”. Vetëm më pas përcakton afatin 48-orësh dhe organin ku dërgohet kallëzimi. Me fjalë të tjera, neni 282 nuk thotë se çdo sëmundje, helmim apo paraqitje e pazakontë në urgjencë duhet t'i raportohet Policisë; ai rregullon procedurën kur një detyrim ligjor për kallëzim tashmë ekziston. QBZ

Edhe neni 281, që lidhet me nëpunësit publikë, e lidh kallëzimin me një kusht të qartë: gjatë ushtrimit të detyrës ata duhet të kenë marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht. Të konstatosh një cluster gastroenteriti nuk është e njëjta gjë me të marrësh dijeni se është kryer një vepër penale. Mund të kemi një infeksion viral, një toksinë bakteriale, kontaminim aksidental, ruajtje të papërshtatshme të ushqimit apo shkaqe të tjera. Pikërisht për të zbuluar shkakun bëhet hetimi epidemiologjik. QBZ

Edhe më e habitshme është zgjedhja e “shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal. Dispozita nuk mjaftohet me ekzistencën e një mosveprimi. Ajo kërkon “moskryerjen me dashje [...] në kundërshtim me ligjin”, mospërmbushjen e rregullt të detyrës dhe, për më tepër, përfitimin e padrejtë ose dëmtimin e interesave të ligjshme që parashikon vetë neni. QBZ

Prandaj, para se të lidhet publikisht figura e një mjekeje me një vepër penale që dënohet deri në shtatë vjet burg, do të ishte minimumi profesional që Policia të shpjegonte se cili është ligji konkret që ajo ka shkelur duke mos njoftuar Policinë. Nuk mjafton të thuhet se “duhej të na kishte njoftuar”. Në të drejtën penale, detyrimi nuk lind nga bindja personale e hetuesit. Duhet të jetë i përcaktuar nga ligji.

Ka edhe një aspekt tjetër që nuk mund të neglizhohet. Vetë ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në nenin 95, i vendos kufij mënyrës së komunikimit publik të Policisë. Ai kërkon që komunikimi të mos cenojë prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin e personit të dyshuar. Policia e Shtetit Kur një institucion publikon se një mjeke po procedohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa arsyeja e bërë publike është mosnjoftimi i Policisë për një situatë që ligji e trajton shprehimisht si alarm epidemiologjik, ky standard duhej të kërkonte shumë më tepër kujdes dhe saktësi.

Askush nuk kërkon imunitet penal për mjekët. Nëse mjekja ka fshehur me dashje një krim, ka pasur të dhëna për një helmim të qëllimshëm, ka shkelur një detyrim tjetër ligjor që nuk është bërë publik ose nuk ka kryer raportimin e detyrueshëm epidemiologjik, këto fakte duhet të hetohen. Por pikërisht këto janë faktet që duhen treguar dhe provuar. Nuk mund të mbushet boshllëku juridik duke e paraqitur si të vetëkuptueshme se një pediatre duhet të telefonojë Policinë sa herë që disa fëmijë paraqiten me të njëjtat simptoma.

Në këtë rast, komunikata policore ngre një pyetje shumë më serioze sesa ajo që synon të zgjidhë: a po zbatohet ligji që ekziston, apo po i ngarkohet mjekes një detyrim që ligji nuk ia ngarkon? Në një shtet të së drejtës kjo nuk është hollësi teknike. Është pikërisht kufiri që ndan hetimin ligjor nga arbitrariteti institucional. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Kutia e zezë” e KAYO-s në duart e SPAK, çfarë do të nxjerrin celularët e dyshes Yeffet-Puca? 3 Tetor 2026, 20:0520:05Aktualitet “Përça e s”, Haçkaj thirrje nga protesta: Lini ndasitë mënjanë, bashkohuni! 3 Tetor 2026, 20:0020:00Aktualitet “Rama e ka përlyer qeverisjen me krimin e organizuar”, Vatnikaj: Shqipëria kërkon revolucion! 3 Tetor 2026, 19:4019:40Aktualitet “Super-Agjencia” nën hijen e Kryeministrit 3 Tetor 2026, 19:1719:17Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Nis protesta e 126-të, qytetarët 'zbarkojnë' në rrugët e Tiranës 3 Tetor 2026, 19:1519:15Aktualitet Dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëmijë në Korçë përfjnë në spital 3 Tetor 2026, 18:4518:45Aktualitet