Berisha- Aishe Haklaj- Vëllezërit Haklaj Muharrem Haklaj, babai i katër vëllezërve të vrarë, dhe vajza e tij Ajshe Haklaj i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me ankim, duke kërkuar vijimin e hetimeve për kallëzimin e depozituar në SPAK në korrik të vitit 2021. Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme ka vendosur pezullimin e hetimeve të nisura pas kallëzimit të Ajshe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Haklaj në Tropojë.
Vendimi është marrë nga prokurorja Elida Kaçkini, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe marrjes në pyetje të disa personave. Materialet i janë përcjellë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera për vijimin e veprimeve hetimore dhe sigurimin e provave të tjera që mund t’i shërbejnë çështjes.
Pezullimi i hetimeve është kundërshtuar nga familja Haklaj. Muharrem Haklaj, babai i katër vëllezërve të vrarë, dhe vajza e tij Ajshe Haklaj i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me ankim, duke kërkuar vijimin e hetimeve për kallëzimin e depozituar në SPAK në korrik të vitit 2021. Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.
Në kallëzimin e tyre, Ajshe dhe Muharrem Haklaj pretendojnë se ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Krahas Berishës, në kallëzim janë përfshirë edhe 15 persona të tjerë, të cilët kallëzuesit i akuzojnë si pjesë të një grupi të armatosur dhe një organizate kriminale që, sipas pretendimeve të tyre, vepronte nën urdhrat e ish-kryeministrit. Këto pretendime janë pjesë e kallëzimit të familjes Haklaj dhe nuk përbëjnë përfundime të organeve të drejtësisë. A do të zbardhen vrasjet e Tropojës? Aishe Haklaj del nga SPAK, 12 orë dëshmi kundër Berishës
28 Prill, 19:44 Në kallëzim kërkohet hetimi për vepra të rënda penale, mes tyre vrasje me paramendim, krijim të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale, kryerje të veprave penale në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste.
Përfaqësuesi ligjor i familjes Haklaj, ka deklaruar se familja disponon prova, dokumente, materiale filmike dhe dëshmi që, sipas tij, mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjeve. Në kuadër të hetimeve, Ajshe Haklaj, Muharrem Haklaj dhe familjarë të tjerë janë marrë në pyetje për disa orë në SPAK, ku kanë paraqitur pretendimet dhe materialet e tyre.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, pas veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë dhe marrjes në pyetje të disa personave, ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera për veprime të mëtejshme dhe kërkimin e provave. Tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme që do të shqyrtojë kundërshtimin e familjes Haklaj ndaj këtij vendimi. Padia në SPAK, vrasjet për të cilat familja Haklaj akuzon Berishën 1. Në datë 5 janar 1998, në orën 16 e 15' i bëhet pritë në Qafën e Luzhës me armë zjarri Shkëlqim Haklajt dhe kunatit të tij, Artur Demirit.
Nga ky atentat Artur Demiri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa Shkëlqim Haklaj ka mbetur i plagosur rëndë.
Më 5 maj të vitit 1999, në vendin e quajtur Parvove të Pukës, vriten me armë zjarri Ilir Konashevci, nga Podujeva e Kosovës dhe Hazir Malaj, mjek, që të dy lidhje të ngushta të Fatmir Haklajt. Nga shkëmbimi i zjarrit midis dy palëve mbeti i vrarë Agim Demiri. Agim Demiri bashkë me vëllain, Bislim Demiri, shofer në Komisariatin e Policisë Tropojë, i kanë mbajtur nën vëzhgim viktimat, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj për rreth 10 ditë në Tiranë dhe kur ata janë nisur për në Tropojë kanë ndjekur me makinën e tyre derisa kanë kaluar në Fushë-Arrëz dhe më pas u kanë zënë pritë dhe i kanë vrarë- shkruhet në raport. Sipas informacionit, pjesëtarët e këtij grupi janë autorët e disa pritave me mina ndaj Fatmir Haklajt e grupit të tij.
2.Vrasja e Shkëlqim Haklajt u bë në orën 16. 15' të datës 5 janar 1998.
Në orën 16. 35' në selinë e PD-së në Tiranë u bë i ditur ky njoftim. Ende nuk ishte vënë në dijeni për këtë vrasje as Komisariati i Policisë Tropojë, as Ministria e Brendshme, sepse ende rrjeti i komunikimit të kohës ishte shumë problematik, për mungesë të telefonisë. Ndërsa Sali Berisha, urdhëruesi i kësaj vrasjeje dhe krijuesi dhe drejtuesi i "Bandës së Amatosur", u vu në dijeni menjëherë, në saj të telefonit satelitor që i kishte vënë në dispozicion njëri prej anëtarëve të Bandës së Armatosur, njeriu i afërt dhe shumë i besuar i tij. Në datën 06.05.1999, në vendin e quajtur "Varret e Shalës", rreth 100 metër pranë një muri mbajtës të rrugës, janë vendosur dy mina me telekomandë nga e njëjta "Bandë e Armatosur" që krijoi, frymëzoi dhe hodhi në veprim Sali Berisha kundër familjes Haklaj.
Këto dy mina u vendosën pikërisht këtu për të vrarë Fatmir Haklajn, i cili ishte i detyruar të kalonte pikërisht në këtë rrugë për të shkuar në punë. Në momentin që makina me personat e lartpërmendur brenda saj mbërriti në vendin ku ishin vendosur minat, ato u aktivizuan nga "Banda Kriminale" dhe mbeti i vrarë kushëriri i Fatmir Haklajt, i quajturi Eduard Osman Haklaj. Fatmir Haklaj, Sami Kërrnaja dhe Shpëtim Gjyriqi mbetën të plagosur. Personat që i sollën dhe i aktivizuan këto mina ishin Jonuz Hyka, Përparim Hyka dhe një person tjetër. Jonuz Hyka, i cili në atë kohë ishte Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës, siguroi minat.
3. Në datën 04-08-1999 në orën 8:40' të mëngjesit është vrarë Halil Haklaj
Fatmir Haklaj po shkonte në pune në "B.Curri", ku punonte me detyrën e Komandantit të grupeve të gatshëm në Komisariatin e Policisë. Minat që ishin vendosur për të kryer këtë akt të rëndë terrorist në rrugë, dhe që u aktivizuan me telekomandë, vranë Halil Haklajn dhe Feriz Kermajën, si dhe u plagos Fatmir Haklaj. Këto mina me telekomandë ishin të njëjta, sipas ekspertizës, me minat që vranë Eduard Osamn Haklajn në daten 06.05.1999.
4. Në datën 04.11.1999, në fashtin Bujan, vritet Fatmir Haklaj
Pritën vrasësit e kishin ngritur në oborrin e shtëpisë së Haxhi Jakupit, në afërsi të shtëpisë së Jaho Mulosmanit. Në këtë pritë të datës 04.11.1999 pranë shtëpisë së Jaho Mulosmanit mbeti i vrarë jo vetëm Fatmir Haklaj, por edhe Sami Ali Kërrnaja, si dhe mbeti i plagosur Jaho Mulosmani. 5. Vrasja e Ylli Haklajt
Në datën 03 dhjetor 2000, rreth orës 12.50' të drekës, "Banda e Armatosur" e Sali Berishës, kanë qëlluar me snajper djalin dhe vëllain tonë Ylli Haklaj. "Banda dhe snajperat ishin pozicionuar në kodrat në lindjen e shtëpisë së Haklajve, në një distancë prej afro 300 metra.
6. Plumba ndaj kullës së Haklajve
Në datën 20 qershor 2006 është qëlluar me plumba Kulla e Haklajve. Denoncimi në Polici është bërë nga qiraxhiu që jetonte në katin e parë të shtëpisë, Manush Selivrada. Policia e Tropojës dhe Prokuroria kanë filluar procedimin penal për këtë çështje, por e kanë pezulluar. Në këtë kohë në banesë kanë qenë gruaja dhe fëmijët e Manush Selivradës, të cilët janë rrezikuar nga të shtënat.
Në datën 18 korrik 2006 për herë të dytë, Kulla e Haklajve është qëlluar me breshëri armësh për të vrarë cilindo që ndodhej brenda saj. Plumbat kanë kaluar fare pranë kokës së qiraxhiut. Dëshmitari Manush Selivrada ka bërë kallëzim penal për këtë akt terrorist në Policinë e Tropojës. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, ka fiksuar gjurmët e këtij akti terrorist, si plumbat e gjetura nga armët automatike dhe snajperi, drejtimi i të cilave vinte nga kodra përballë shtëpisë së Haklajve. /Pamfleti Zylfie Haklaj i përgjigjet Berishës: Nuk bëjmë lojëra me gjakun e të vdekurve Sali, je një fundërrinë dhe vëllavrasës
19 Maj, 14:23 haklaj berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma Territoriale, Korreshi kundër PS-së: Të ngujohemi në Parlament! 4 Tetor 2026, 14:5714:57Politike Përplasja për Reformën Territoriale, Sali Berisha njofton protestë kombëtare 4 Tetor 2026, 14:5314:53Politike A është kthyer shoqëria jonë në një Sodomë dhe Gomorrë? 4 Tetor 2026, 13:1413:14Politike "Dominimi i Edi Ramës po lëkundet"/ Media spanjolle: Korrupsioni dhe protestat vënë nën presion aleatin e madh të Sánchez në Ballkan 4 Tetor 2026, 13:0213:02Politike Rama njofton Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Prindërit do të përfshihen në politikat mbështetëse 4 Tetor 2026, 11:1711:17Politike Tabaku akuza qeverisë për çmimet: “Polici dixhital” nuk është zgjidhje, ndihmohet KAYO dhe jo fermerët 4 Tetor 2026, 10:4210:42Politike

