Lajme Zone
Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet.

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet. Në operacion janë angazhuar edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, ndërsa kontrollet po kryhen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale. Sipas informacioneve paraprake, objektivi i këtij aksioni është identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, veçanërisht e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe evidentimi i sendeve të paligjshme që mund të transportohen në automjete. Kontrollet janë përqendruar te automjetet dhe personat që hyjnë në qytet, ndërsa aksioni synon forcimin e pranisë policore dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në Vlorë.