Frikë e panik u rregjistrua pas ndeshjes së ‘Copa Sudamericana’ mes Atletico Miniero-s dhe Boca Juniors. Leandro Paredes, ish-futbollist i Romës, Juvengtusit dhe Paris SG, i cili tashmë është pjesë e Boca Juniors humbi ndjenjat papritur teksa jepte një intervistë pas ndeshjes. LEXO edhe...Tifozët ‘pushtuan’ fushën për festën e titullit, dramë te Rosario! Boca Juniors e fiton në minutën e 96 (VIDEO) Mesfushori argjentinas sapo kishte festuar fitimin e trofeut pas fitores 2-0 ndaj Atlético Mineiros, kur gjatë intervistës për televizionin DSports u ndje keq dhe u rrëzua papritur në tokë, duke shkaktuar panik te të pranishmit. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë futbollistit 32-vjeçar, i cili arriti të merrte veten pas pak minutash. Dyshohet se temperaturat e larta dhe lagështia e madhe në Barranquilla kanë ndikuar në gjendjen e lojtarit. Paredes kishte shfaqur shenja lodhjeje edhe gjatë ndeshjes dhe ishte zëvendësuar në minutën e 58-të. Për të qetësuar tifozët, vetë futbollisti publikoi më pas një fotografi nga qendra mjekësore, duke konfirmuar se ndihej mirë. “Jam mirë, faleminderit për mesazhet. Ishte thjesht një marramendje”, ishte mesazhi i tij për të gjithë ata që u shqetësuan. Fatmirësisht, frika kaloi dhe festa e Boca Juniors nuk u kthye në një dramë për kapitenin argjentinas. Ne.k./A.Hl/ReportTv.al leandro paredes boca juniors Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72% Protesta 22.1% Asnjëra 5.9% Vota total: 1304 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
