Lajme Zone
BotëReport TV

Meksikë/ 2,000 emigrantë udhëtojnë drejt SHBA-së! Shpresë për lehtësimin e politikave migracionit pas zgjedhjeve të mes mandatit (VIDEO)


Një karvan prej rreth 2.000 emigrantësh po përshkon jugun e Meksikës në drejtim të veriut, me shpresën se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund t’u ofrojnë mundësi të reja për të arritur në këtë vend.

Një karvan prej rreth 2.000 emigrantësh po përshkon jugun e Meksikës në drejtim të veriut, me shpresën se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund t’u ofrojnë mundësi të reja për të arritur në këtë vend. Në një pikë kontrolli në autostradë në Chiapas, shteti më jugor i Meksikës, autoritetet lokale përpiqen të ndalojnë flukset drejt veriut, veçanërisht kontrabandën dhe emigrantët pa dokumente. LEXO edhe...FBI nën sulm kibernetik, hakerat dyshohet se kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale të SHBA-së Në fillim të nëntorit, rreth 2.000 persona kaluan në grup këtë pikë kontrolli: bëhet fjalë për karvanin e parë të emigrantëve të regjistruar në rajon që nga rikthimi i Donald Trump në presidencën amerikane. Për shumë prej pjesëmarrësve që po udhëtojnë përmes Meksikës drejt kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, zgjedhjet e Midterm kanë ndryshuar perspektivën. Ata besojnë se një Kongres i ri mund të zbusë politikat e emigracionit. Megjithatë, zbatimi i rregullave të emigracionit në SHBA mbetet në duart e Shtëpisë së Bardhë dhe rruga drejt veriut është ende e gjatë, shkruan La Repubblica. Autoritetet meksikane i shoqërojnë karvanet për t’i monitoruar gjatë udhëtimit, duke u ofruar ndihmë bazë dhe informacion mbi kufizimet për hyrjen në Shtetet e Bashkuara, në vend që të ndërmarrin arrestime. Emigrantëve u ofrohet gjithashtu mundësia e kthimit në kufirin me Guatemalën, një alternativë që shumë prej tyre e pranojnë. Pas dy vitesh rënieje të flukseve migratore, Meksika po sheh sërish njerëz në lëvizje drejt veriut, të gatshëm të vënë bast se një ndryshim në ekuilibrat politikë në Uashington mund të zbusë politikat kufitare amerikane dhe të hapë një derë që, për momentin, mbetet e mbyllur. Xh.K/E.H/ReportTv.al emigrante Meksike SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.9% Protesta 22.2% Asnjëra 5.9% Vota total: 1394 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?