Një aksion i gjerë kontrolli është zhvilluar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku forcat e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar automjete që hynin dhe dilnin nga qyteti.
Kontrollet janë përqendruar në evidentimin e personave në kërkim, verifikimin e dokumentacionit të drejtuesve dhe mjeteve, si dhe parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë aksionit, efektivët kanë ndaluar automjete të ndryshme dhe kanë kryer verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Një tjetër fokus i kontrolleve ka qenë identifikimi i personave me precedentë kriminalë apo i individëve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Policia ka verifikuar gjithashtu dokumentacionin e automjeteve, me qëllim evidentimin e shkeljeve të mundshme.
Kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të Vlorës, si pjesë e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
