Policia e Fierit ka intensifikuar kontrollet blic në të gjithë qarkun, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale. Në fokus të strukturave të Policisë Kriminale janë kontrollet e automjeteve dhe verifikimi i individëve që paraqesin dyshime të arsyeshme, me qëllim identifikimin dhe goditjen e personave që mund të përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë. LEXO edhe...Banorët e Divjakës për të pestën ditë në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë me Lushnjën: Duhet që shërbimet t’i marrim këtu! (VIDEO) Sipas burimeve policore, këto masa janë shtuar edhe për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve gjatë sezonit veror, me ardhjen e turistëve dhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Mes tyre mund të ketë edhe persona me precedentë apo background kriminal, të cilët mund të jenë objektiv i konflikteve të vjetra, hakmarrjeve, larjeve të hesapeve apo përplasjeve që lidhen me veprimtari kriminale. Një rast i fundit që ka ngritur nivelin e gatishmërisë së Policisë është ai i regjistruar një ditë më parë në Sarandë, ku u arrestuan persona të armatosur, të cilët, sipas hetimeve paraprake, ishin pozicionuar në pritë dhe dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat ndaj objektivit të tyre. Strukturat e Policisë së Shtetit pritet të vijojnë kontrollet e shtuara në akset rrugore dhe zonat me lëvizje të mëdha, me synim garantimin e rendit dhe parandalimin e çdo ngjarjeje kriminale. R.Xh/E.H/ReportTv.al kontrolle policia e shtetit Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6139 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
