Lajme Zone
Po tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohet në kryeqytet 26-vjeçari nga Elbasani
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Po tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohet në kryeqytet 26-vjeçari nga Elbasani

Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se po tentonte të shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë perimetrit të sigurisë së shkollave.

Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se po tentonte të shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë perimetrit të sigurisë së shkollave. Gjatë kontrollit, policia i gjeti 26-vjeçarit dhjetëra doza të dyshuara kokainë, të ndara për shitje, si dhe një thikë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar nga Elbasani.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, dhe një armë e ftohtë (thikë)

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Top Channel