Lajme Zone
Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat,  u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.

Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë. 37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij. Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.