Lajme Zone
“Po ktheheshim për Radhimë, kamikazi me drita të gjata hyri në krah të kundërt dhe na përplasi”
Të tjeraJOQ Albania

“Po ktheheshim për Radhimë, kamikazi me drita të gjata hyri në krah të kundërt dhe na përplasi”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të denoncuar një aksident të ndodhur gjatë natës në aksin Vlorë-Radhimë, pak pasi automjetet kishin kaluar tunelin.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë për të denoncuar një aksident të ndodhur gjatë natës në aksin Vlorë-Radhimë, pak pasi automjetet kishin kaluar tunelin.

Sipas denoncimit, qytetari po udhëtonte me një mik nga qendra e Vlorës në drejtim të Radhimës, kur një automjet dyshohet se ka dalë në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me makinën e tyre.

Denoncuesi pretendon se automjeti po lëvizte me drita të gjata dhe se drejtuesi kishte kryer disa shkelje të rregullave të qarkullimit. Përplasja ka qenë e fortë dhe, sipas tij, makina e goditur ka dalë nga rruga duke u përplasur me trotuarin.

Fatmirësisht, nga informacioni i dhënë nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në automjet janë të konsiderueshme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 01:20 pas mesnate, ndërsa qytetari kërkon që pamjet e kamerave dhe materialet e videos të ndihmojnë autoritetet për të identifikuar drejtuesin e automjetit.

“Shpresoj ta lidhin këtë kamikaz që në orën 1:20 pas mesnate ecën në këtë mënyrë”, shprehet denoncuesi.

Megjithatë, pretendimet e qytetarit lidhur me shkeljet dhe rrethanat e sakta të përplasjes mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.