Lajme Zone
Po instalonte linjën e internetit, bie nga shtylla 50-vjeçari në Tiranë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Po instalonte linjën e internetit, bie nga shtylla 50-vjeçari në Tiranë

Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni ka mbetur i dëmtuar pas rënies nga një shtyllë, teksa po punonte për instalimin e një linje interneti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, 50-vjeçari me inicialet I. D. dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia gjatë punës. Pas incidentit, ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë gjatë kryerjes së punimeve.