Aktivisti dhe avokati Bledi Meti, i cili jeton në Britani ka deklaruar se diaspora po bëhet gati për kthimin e tretë në atdhe. Ai tha se Ramës tashmë po i dridhet toka nënë këmbë pasi çdo ditë po i numërohen aferat. “Qytetarët shqiptarë kanë reaguar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe iu janë përgjigjur thirrjeve për kthimin në atdhe për herë të tretë.
Ky moment kaq i rëndësishëm ekonomik dhe politik për vendin, ky zemërim ka mbledhur shqiptarët të gjithë bashkë. Në Londër kam mbledhur shqiptarë që mendoja se ishin jopolitikë dhe kur i kam parë jam befasur. Shqiptarët gjithandej janë të ndërgjegjshëm se duhet t’i japim fund tranzicionit të tejzgjatur.
Unë u largova në periudhën më të zymtë 1997-2002 kur jeta nuk ishte e sigurt dhe kho është një nga ardyet se pse e lashë Shqipërinë. Ne kemi ikur në kohë krizash në luftë civlie dhe të shoh largimin masiv në kohë paqeje është trishtuese. Kam përdorur një poll se pse largohen shqiptarët me gomone dhe përgjigja është sepse nuk ka shpresë.
Është fatkeqësi sesi është transformuar Rama. Mendoja se do të ishte në gjendje të kuptonte se shqiptarët janë të zemëruar. Shqiptarët janë ndarë në dy grupe atyre që vjedhin dhe trukojnë zgjedhjet dhe ata që ruajnë status quonë.
Pjesa tjetër janë shqiptarët e grupmoshave të reja që janë bërë bashkë dhe nuk tolerohet më pasi Ramës i janë toleruar skandale si Tahiri, për inceneratorët, Beqajn, Veliajn, Belinda Ballukun.
E ka qeverisur vendin me dorë të hekurt pa i marrë shqiptarët në konsideartë.
Ai nuk imagjinoi se shqiptarët do të revoltoheshin, është hapur kutia e Pandorës dhe atij po i numërohen dita ditës se çdo aspekt i qeverisjes.
Ramës po i dridhet toka nën këmbë dhe këtë e kanë thënë edhe deputetë të PS-së”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
